Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha se procesi drejt njohjes së një shteti palestinez “duhet të fillojë tani”.
Por, shtoi ai, se “për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë të ngjarë të jetë fundi i procesit”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet “e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme” të konfliktit, duke u mundësuar “njerëzve nga të dyja palët të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet”.
Deklarata erdhi përpara vizitës së Wadephul në Izrael dhe territoret palestineze.