Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, çdo lëvizje e fituesit të BBVA4 Gjesti është bërë lajm i nxehtë për fansat e tij, të cilët nuk i shpëtojnë asnjë detaji, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një ndryshim në listën e tij të ndjekësve në rrjetet sociale.
Ai ka nisur të ndjekë në Instagram banoren e BBVK2, bukuroshen Kader Kicaj, një veprim që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka ngjallur kureshtje për lidhjen mes tyre.
