Ezgjan Alioski do të rikthehet sërish në futbollin evropian.
Fenerbahçe ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim për huazimin e futbollistit shqiptar nga Al-Ahli,.
Klubi turk bëri të ditur se 30-vjeçari do të udhëtojë në mbrëmjen e kësaj të hënë drejt Stambollit për të vazhduar negociatat.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajë zyrtarisht me Fenerbahçen
Kujtojmë se në vitin e kaluar, Alioski kaloi te Al-Ahli si futbollist i lirë nga Leeds United.
Ai më herët ka luajtur te skuadrat zvicerane: Lugano, Schaffhausen e Young Boys.
Ezgjan Alisoki numëron 56 paraqitje në total me Përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut.













