Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

GjND-ja thotë se Izraeli është i obliguar ta lejojë hyrjen e ndihmave të OKB-së në Gaza

22/10/2025 - 18:30
në Lajme
A A
GjND-ja thotë se Izraeli është i obliguar ta lejojë hyrjen e ndihmave të OKB-së në Gaza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) ka thënë se Izraeli është i detyruar që ta lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara dhe entiteteve të saj në Rripin e Gazës për t’u siguruar që nevojat themelore të popullsisë civile palestineze janë përmbushur.

Një opinion këshillëdhënës nga gjykata më e lartë e OKB-së gjithashtu tha se Izraeli nuk i kishte konkretizuar pretendimet se agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka mungesë neutraliteti ose që një numër domethënës i punonjësve të saj janë anëtarë të Hamasit ose të grupeve të tjera të armatosura. UNRWA-ja i ka mohuar akuzat, raporton televizioni.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara e quajti “të turpshëm” opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përderisa opinioni nuk është ligjërisht i detyrueshëm, ai bart peshë të konsiderueshme morale dhe diplomatike, raporton televizioni BBC.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi nga GjND-ja në dhjetor një opinion rreth detyrimeve ligjore të Izraelit ndaj agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Gaza.

Kërkesa erdhi pasi Kuvendi i Izraelit miratoi ligje me të cilat agjencisë UNRWA i ndalohej çfarëdo aktiviteti në territorin izraelit dhe çfarëdo kontakti me zyrtarët e këtij vendi.

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë gjithashtu iu kërkua që në opinionin e saj të mbulohej edhe detyra e Izraelit për ta lejuar shpërndarjen e papenguar të dërgesave themelore te civilët palestinezë.

Izraeli e ashpërsoi bllokadën e tij ndaj Gazës pas fillimit të luftës me Hamasin para dy vjetëve dhe prej asaj kohe e ka kufizuar – dhe në periudha të caktuara e ka ndalur tërësisht – hyrjen e ushqimit dhe ndihmave të tjera për popullsinë prej 2,1 milionësh të enklavës palestineze.

JU REKOMANDOJMË

Netanyahu jep shenjë se s’do ta pranojë vendosjen e forca turke në Gaza
Lajme

Netanyahu jep shenjë se s’do ta pranojë vendosjen e forca turke në Gaza

22/10/2025 - 20:30
Pasi u pa në takim me Valon Prebezën e VV-së, reagon Tërnava i PDK-së
Lajme

Pasi u pa në takim me Valon Prebezën e VV-së, reagon Tërnava i PDK-së

22/10/2025 - 20:27
“Duhet përpjekje për të ulur vëmendjen, jo spektakël”, Çitaku “godet” Gërvallën për paraqitjen në KS
Lajme

“Duhet përpjekje për të ulur vëmendjen, jo spektakël”, Çitaku “godet” Gërvallën për paraqitjen në KS

22/10/2025 - 20:24
MB njoftoi se do të vazhdojë të kontribuojë me trupa në Kosovë së paku deri më 2028, reagon KFOR
Kryesore

MB njoftoi se do të vazhdojë të kontribuojë me trupa në Kosovë së paku deri më 2028, reagon KFOR

22/10/2025 - 20:18
Spahiu: Rreziku për luftë ekziston, Bislimi u frikësua
Lajme

Spahiu: Nëse krijohet Qeveria, mund të jetë stabile deri te zgjedhja e Presidentit

22/10/2025 - 20:15
Pazare edhe për Fushë Kosovë? Valon Prebreza i LVV-së takohet edhe me kandidatin e PDK-së, Rrahim Tërnavën
Lajme

Pazare edhe për Fushë Kosovë? Valon Prebreza i LVV-së takohet edhe me kandidatin e PDK-së, Rrahim Tërnavën

22/10/2025 - 19:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, kaq vota morën Çeku, Rama dhe Ismaili

    Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, kaq vota morën Çeku, Rama dhe Ismaili

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Publikohen formacionet e ndeshjes Real Madrid – Juventus, ky është vendimi për Zhegrovën

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Deputeti që sulmon të pasurit e heq ‘fshehurazi’ orën Rolex para se të dalë në kamera, akuzon mediat për dezinformim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë