Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një zyrtari policor të Stacionit Qendra në Prishtinë.
Hetuesit e IPK-së thanë se nga veprimet fillestare, dyshohet se zyrtari, e ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare për motive ende të paqarta.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për policin Butrint Krasniqin, për të cilin në nëntor të vitit 2020, qendra e VV-së në Podujevë pretendonte se i kishte sulmuar aktivistët e VV-së gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Deri më tani policia nuk ka marrë vendim për suspendimin apo jo të policit Krasniqi.
l-lg-8 col-md-8 col-sm-12 col-12″>
Krasniqi.