Mbrëmë në Prekaz është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi, i cili ka shpëtuar fatmirësisht, raporton Veriu.info.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Alban Jashari, i cili ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi tjetër.
Veriu.info mëson se i arrestuari ka gjuajtur në drejtim të Drilon Balajt, i cili ishte mysafir në Prekaz.
Mësohet se qëllim i sulmit nga Alban Jashari ishte axha i tij, Hajzeri, por ai ka gjuajtur gabimisht në drejtim të mysafiri (Drilon Balaj), duke menduar se po gjuan me armë në drejtim të axhës.
Pra, i dyshuari Alban Jashari kishte për qëllim të gjuante me armë në drejtim të axhës së tij, Hajzerit.