Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, i ka dënuar deklaratat kërcënuesit të Albin Kurtit ndaj bizneseve që kanë protestuar dje.
Ai ka bërë me dije se krahasimi i protestave të djeshme me barrikadat e bandave kriminale në veri tregon shumë për kryeministrin në detyrë të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti i shikon bizneset si Lenini dhe Stalini.
“Me lën me nënkupu se protesta e sotme është e njejtë si e grupeve kriminale ne veri të vendit, vërtet është çmenduri! Ka kohë që ky njeri ka rrëshqit, ama sot po e vërteton se vendin e ka në qendrën Integruese Rehabilituese e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime. Për me ardhën në pushtet me ndihmën e analfabetëve, ai jo vetëm që ka blloku rrugë e vën barrikada, por ka sulmu dhe dëmtu intitucione dhe prona private, duke gjymtu policë dhe lën për jetë invalid, ndërsa sot kakarisën si gjeli mbi pleh për shqetësimet e arsyeshme të bizneseve. Ky bizneset vazhdion ti shiqon me dioptrin e shokut Lenin dhe Stalin!!!”, ka shkruar Berisha.