Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata aprovon këtë kërkesë të avokatëve të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

16/08/2022 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Avokatët e Speciales për zgjerimin e aktakuzës: Mbrojtja efektive e pamundur, po zvarritet procesi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykatësi Nicolas Guillou ka aprovuar kërkesën e ekipeve të mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, për zgjatje të kufirit të fjalës për përgjigje të përbashkët ndaj përgjigjes së prokurorisë për mocionin e përbashkët të mbrojtjes për zbulim në bazë të rregullës 103.

Në vendim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se kërkesa është dorëzuar mjaftueshëm përpara afatit që mbrojtja të dorëzojë përgjigjet e saj, siç kërkohet nga neni 36(1) i Udhëzimit Praktik.

“Gjyqtari i procedurës paraprake merr parasysh argumentet e mbrojtjes që kanë të bëjnë me (i) rëndësinë e detyrimeve për zbulim sipas Rregullave 103 të Rregullores dhe çështjes së veçantë në fjalë; dhe (ii) argumentet e shumta të paraqitura në Kërkesën e Rregullit 103 të Përbashkët të Mbrojtjes. Për më tepër, duke pasur parasysh se ndryshimi i kërkuar është mjaft i kufizuar dhe do të mundësojë paraqitjen e një përgjigjeje të përbashkët, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se nuk do të ketë asnjë paragjykim nga ZPS në dhënien e zgjatjes”, thuhet tutje.

Sipas vendimit, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se është vërtetuar shkaku i mirë që garanton zgjatjen e kërkuar të kufirit të fjalës dhe e zgjeron kufirin e fjalës për përgjigjen e përbashkët të mbrojtjes deri në 500 fjalë.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Semetishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen e personave me forcë dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe persekutimin.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzcs, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Kapen 150 fishekë të gjuetisë në Merdare, shoferi dhe pasagjerët fillimisht thanë se s’kanë asgjë për deklarim

Kapen 150 fishekë të gjuetisë në Merdare, shoferi dhe pasagjerët fillimisht thanë se s’kanë asgjë për deklarim
22/11/2026 - 08:41

Të shtunën Dogana e Kosovës, ka parandaluar futjen e 150 fishekëve për gjueti, të cilët ishin të fshehur në bagazhin e një automjeti në pikën kufitare në Merdare....

Më shumëDetails

Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit

Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
22/11/2026 - 08:19

Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, sot në Llapushnik të...

Më shumëDetails

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

OVL-UÇK thërret për nesër konferencë për media
22/11/2026 - 08:03

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se, sipas të dhënave të muajit tetor 2026, struktura...

Më shumëDetails

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?
21/11/2026 - 22:53

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të...

Më shumëDetails

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?
21/11/2026 - 22:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri për herë të dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales
21/11/2026 - 21:26

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor për të dorëzuar njoftimet për apel kundër aktgjykimit të shkallës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë