Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit për zyrtarin e ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizi, që u arrestua dje në aeroportin e Prishtinës.
Lajmin e caktimit të masës së paraburgimit e ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info avokati Shpëtim Mehmeti.
“Ju informoj që kërkesa e PSRK-së ka qenë për caktim të masës së paraburgut dhe të njejtën Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar.
Ndaj këtij vendimi unë si avokat do të ushtroj ankesë brenda afateve të parapara ligjore.” – tha Mehmeti për Veriu.info.