Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e Gjilanit konfirmon caktimin e arrestit shtëpiak ndaj biznesmenit Naser Deliu

30/10/2025 - 18:22
në Kryesore, Lajme
A A
Rënia e punëtorit nga kati i gjashtë – Biznesmeni nga Skenderaj, Naser Deliu lihet në arrest shtëpiak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni nga Skenderaj, Naser Deliu, bashkëpronar i kompanisë ndërtimore “Valoni Titan”, është vendosur në arrest shtëpiak për një muaj pasi që punëtori i kompanisë së tij u rrëzua nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Gjykata Themelore e Gjilanit. Në përgjigje, thuhet se gjyqtari i procedurës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke i caktuar vetëm masën e arrestit shtëpiak.

“Në lidhje me pyetjen e juaj për të pandehurin Naser Deliu, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 358 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 dhe të 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka nxjerrë aktvendim duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji”, ka thënë për Insajderin, zëdhënësi për media i gjykatës, Sabit Shkodra.

Deliu fillimisht është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të rastit, nën dyshimet për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Pas ndalimit fillestar, ndaj tij është vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Biznesmeni, Naser Deliu kishte konfirmuar edhe vetë për Insajderin caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

“Arrestimi është bërë ashtu siç e ka paraparë gjyqtari dhe prokurori. Tre persona janë arrestuar, dy janë liru dhe i treti është në paraburgim një muaj. Unë jam Naseri vet. Jam në arrest shtëpiak”, tha ai në një prononcim për Insajderin.

Përveç Deliut, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, por ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Si ndodhi aksidenti ku mbeti i lënduar rëndë 23 vjeçari, Rinor Haxhiu

Punëtori Rinor Haxhiu, 23-vjeçar nga fshati Kabash i Vitisë, ka pësuar lëndime të rënda pasi ra nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor në Gjilan, ku ishte duke punuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për mediat se rasti ka ndodhur të premten, më 24 tetor 2025, në orët e pasdites.

“Sipas informacioneve fillestare, punëtori kishte qenë duke punuar në një objekt ndërtimor në Gjilan, kur dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore”, – tha Hashani.

I lënduari është dërguar fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Kush është biznesmeni Naser Deliu

Sipas Regjistrimit të Bizneseve, Naser Deliu është pronar i dy kompanive. Ai është pronari i vetëm i kompanisë së ndërtimit “Valoni Company” dhe bashkëpronar i kompanisë “Valoni Titan”, ku ndodhi aksidenti.

Deliu ishte përfolur edhe më herët në media lidhur me një rast të një familjari të tij. Djali i axhës së tij ishte lënë i lirë pas kishte goditur për vdekje një qytetar në Skenderaj./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Elektorati e braktisi Nismën, vota shkoi te PDK-ja dhe partitë e tjera

29/12/2025 - 15:50
Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re
Lajme

Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

29/12/2025 - 15:33
Spiropali uron Kosovën dhe Kurtin: Ecim krah për krah, me një zemër dhe një zë
Lajme

Spiropali uron Kosovën dhe Kurtin: Ecim krah për krah, me një zemër dhe një zë

29/12/2025 - 15:25
‘Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit’
Kryesore

Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti

29/12/2025 - 15:18
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Kryesore

Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve

29/12/2025 - 15:12
“Zhbllokojini mjetet vetanake të komunave ose s’votojmë”, LDK e kushtëzon Qeverinë për votimin e projektligjeve
Lajme

Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

29/12/2025 - 15:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vjen reagimi i parë nga Nisma pas rezultatit të djeshëm: Ky nuk është fundi i rrugës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë