Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e kthen në punë Rid Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

12/03/2025 - 20:25
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata e kthen në punë Rid Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin e 11 marsit 2025, ka aprovuar në tërësi padinë e Rid Berishës, duke anuluar vendimin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), me të cilin Berishës i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës. RTK-ja obligohet ta kthejë Berishën në vendin e punës dhe t’ia paguajë mbi 28 mijë euro për kompensim të pagave.

Berisha kishte parashtuar padi më 7 tetor 2022, përmes së cilës ka kërkuar kthimin në vendin e punës në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe kompensimin e pagave për muajt sa ka qenë i larguar nga puna në shumën prej 28 mijë e 492 euro e 97 centë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, e paditura- RTK në përgjigjen në padi, thuhet se ka kundërshtuar në tërësi kërkesëpadinë e Berishës si të pabazuar.

Andaj, gjykata ka gjetur se padia e Berishës është e bazuar dhe se ka qenë brenda afatit ligjor, pasi që të njëjtit i është dorëzuar vendimi i RTK-së (i datës 23 shtator 2022) përmes e-mailit, pa të drejtë ankese, për çka Berisha pastaj ka ushtruar padinë.

Në vendim thuhet se për ndërpreje të marrëdhënies së punës, punëdhënësi është i detyruar të ndjekë procedurat përkatëse ligjore, duke u vërtetuar në tërësi gjendja faktike dhe duke i garantuar subjektit mbrojtje, të cilën sipas gjykatës, RTK-ja del të mos e ketë bërë.

Po ashtu, në vendim thuhet se RTK-ja është dashur që në afatin prej 5 ditësh të parashtronte kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj Berishës. Me rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, RTK-ja thuhet se është dashur ta thërriste në takim paditësin për t’ia sqaruar vendimin dhe për t’i dhënë mundësinë e deklarimit.

Dhe se sipas gjykatës, paraprakisht punëdhënësi duhet të zhvillojë procedurën përkatëse duke verifikuar dhe vërtetuar në tërësi gjendjen faktike për shkeljet e pretenduara, të jetë i arsyetuar mirë, pastaj të ndërpres marrëdhënien e punës.

“Andaj si përfundim gjykata gjeti se moszbatimi i një procedure të drejtë disiplinore ndaj paditësit, ka bërë që edhe gjendja faktike të mos vërtetohet drejtë kurse kjo ka pasur për pasojë mos vërtetimin e shkeljeve të cilat i janë vënë në barrë paditësit, qoftë edhe me një provë të vetme dhe si rrjedhojë ka rezultuar me nxjerrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm“, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, RTK-ja e ka larguar Berishën për shkak të paraqitjeve të vazhdueshme nëpër media në kundërshtim me rregulloret e brendshme të RTK-së dhe instruksionet e menaxhmentit. Më tej, thuhet se sipas vendimit të RTK-së, paditësi ka shpërndarë materiale të mediave të tjera në Facebook, duke kryer kështu shkelje të rëndë disiplinore.

Mirëpo, sipas Themelores, punëdhënësi me rastin e pretendimit për shkeje disiplinore nga punonjësi, duhet të sigurojë prova dhe të argumentojë kohën dhe mënyrën e kryerjes së shkeljes.

Kështu, sipas gjykatës, RTK-ja duhej në vendim të specifikojë kohën, mënyrën, përshkrimin faktik për secilën paraqitje mediale që e ka bërë Berisha dhe jo në mënyrë të përgjigjithësuar. Në vendim, thuhet se nuk është përshkruar përmbajtja e deklaratave publike apo atyre të postuara në Facebook.

Gjithnjë sipas vendimit, RTK-ja është dashur të paralajmërojë paraprakisht Bërishën për shkeljet në të cilat mund të jetë i përfshirë, të verifikojë faktet, t’i jep mundësi të paraqesë mbrojtjen e në fund të marrë vendim të drejtë.

“Duke qenë se këto veprime nuk janë ndërmarr nga e paditura, rezulton se vendimi për shkarkimin e paditësit nga pozita e udhëheqësit të marketingut, është i kundërligjshëm, andaj, të njëjtin e anuloi sikurse në pikën II të dispozitivit të këtij aktgjykimi“, thuhet në vendim.

RTK-ja detyrohet që Rid Berishën ta kthejë në pozitën redaktor i redaksisë 1-RTK/Njësia e planifikimit, pozitë të cilën e kishte sipas kontratës për kohë të pacaktuar, para shkarkimit.

Ndërkaq, vendimin lidhur me kompensimin e pagave ndaj Berishës prej 28 mijë e 492 euro e 97 centë, gjykata e ka bazuar në eksperizën financiare.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh pas pranimit të vendimit në formë të shkruar.

Lidhur me këtë vendim, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi“, Berisha tha se është i kënaqur me vendimin.

“Për mua është një statisfaksion vendosja e ligjshmërisë në këtë proces të gjatë që e kam pas dhe jam i kënaqur me ligjshmërinë që është vendos”, tha Berisha.

Ndryshe, sipas vendimit të Themelores, në padinë e 7 tetorit 2022, Berisha ka kërkuar anulimin e vendimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për ndërprerje të marrëdhënies së punës, kthim në vendin e punës dhe kompensimin e pagave.

Gjithnjë sipas vendimit, Berisha në padi dhe gjatë gjykimit, kishte theksuar se ka qenë me kontratë në kohë të pacaktuar, kur e paditura kundërligjshëm ia kishte ndërprerë marrëdhënien e punës me konstatimin e paditësi është paraqitur në disa mediume tjera në kundërshtim me aktet e brendshme të së paditurës dhe pa ndonjë aprovim paraprak nga kryeredaktori, si dhe ka bërë shpërndarjen e materialeve të mediave tjera në mënyrë të përsëritur në rrjetin e tij social në Facebook.

Për këto veprime të paditësit, aty thuhet se RTK pretendoi se i është dëmtuar imazhi dhe reputacioni i mirë, si dhe integriteti publik të paditurës, pa vërtetim të gjendjes faktike dhe pa vërtetim të shkeljeve disiplinore të cilat i janë vënë në barrë.

Kurse, e paditura-RTK në përgjigje në padi, thuhet se kishte theksuar se paditësit Rid Berisha i është ndërprerë marrëdhënia e punës pas vlerësimit të plotë të gjendjes faktike dhe se vendimi është marrë në përputhje me Rregulloren për Përgjegjësitë Materiale dhe Disiplinore të RTK-së, e cila parasheh procedurë të shkurtuar dhe pa paralajmërim nga drejtori i përgjithshëm kur janë në pyetje dy apo më shumë shkelje të rënda, në rastet kur kohëzgjatja e procedurës mund të shkaktojë pasoja fizike, programore dhe materiale për RTK-në.

JU REKOMANDOJMË

“U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj
Lajme

“U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

06/07/2025 - 12:54
Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste
Lajme

Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

06/07/2025 - 12:43
Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren
Lajme

Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari në një lokal në Prizren

06/07/2025 - 12:29
Tejkaloi shpejtësinë, shoferin e “sakaton” policia, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Lajme

Tejkaloi shpejtësinë, shoferin e “sakaton” policia, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

06/07/2025 - 12:12
Haziri: Nuk e kemi problem emrin e Haxhiut, i kemi problem kushtëzimet politike
Lajme

Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të kuvendit, Kosova nuk ka komoditet me shku në zgjedhje

06/07/2025 - 11:47
Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge
Lajme

Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

06/07/2025 - 11:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore

    “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë