Në tetor të vitit 2023 një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Vushtrrinë, si pasojë e së cilës një person ishte vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej të plagosurve vdiq disa ditë më pas si pasojë e plagëve të marra.
Mbi dy vite pas, sot, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim meë të cilin autori i kësaj ngjarje tragjike, Jetmir Sinani, është dënuar me 24 vite burgim.
Sinani është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, pasi që nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës akuzohej për veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Për veprën e parë penale, Sinani është dënuar më 23 vite burg dhe për veprën e dytë u dënua me 18 muaj burg, ku kryetari i trupit gjykues njoftoj se Sinani dënohet me dënim unik 24 vite burg.
Ky rast ishte kthyer në rigjykim, pasi që në gjykimin e parë i akuzuari Sinani ishte dënuar me 24 vite burg.
Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje të rëndë, ku i Vdekur në vend kishte mbetur Fatos Zenuni, përderisa të plagosur kishin mbetur Ilmi Shaqiri dhe Liridon Musliu.
Për shkak të plagëve të marra, Liridon Musliu kishte ndërruar jetë dy ditë pas plagosjes.
Veriu.info kishte raportuar më 2023 se konfliktit mes dorasit dhe 3 personave tjerë, dy nga ta tashmë të vdekur, ka filluar një ditë më herët, ku janë përfshirë në rrahje.
Ndërsa të nesërmen, Fatos Zenuni, Liridon Musliu dhe Ilmi Shaqiri, kishin shkuar nga Prishtina në Vushtrri tek shtëpia e dorasit dhe e kanë rrahur para shtëpisë, pastaj ky i fundit ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi ta.
Vdes edhe personi i dytë, u plagos para dy ditësh në Vushtrri (Emri dhe mbiemri)
Ky është i arrestuari për vrasjen e sotme në Vushtrri (Foto)
Ekskluzive: I plagosuri në ngjarjen e kobshme në Vushtrri është Ilmi Shaqiri












