Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar një muaj paraburgim zyrtarit policor Fatmir Uka, i cili ishte arrestuar pas raportimit ekskluziv të Veriu.info nën dyshimin për përvetësim në detyrë.
“Ndaj të pandehurit F.U. është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, e cila do të vlejë deri me datë 16.04.2026”, ka konfirmuar për media zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj.
Më 14 mars Veriu.info kishre publikuar një video ku shihet polici Fatmir Uka duke kërcënuar qytetarin Shkelzen Salihu, i cili e akuzonte se po ia vidhte mallin cigare.
Pas publikimit të videos nga Veriu.info, ishte aktivizuar Inspektorati Policor duke kryer veprime aktive hetimore për rastin.
Më 17 mars Inspektorati Policor kishte suspenduar për këtë rast pesë zyrtarë policor, ku njërin prej tyre edhe e kishte ndaluar për 48 orë.
Inspektorati Policor kishte bërë të ditur se këta 4 zyrtarë policor dyshohen për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë prej 30 mijë euro.














