Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

22/02/2026 - 14:49
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur nga rënia e murit të një shtëpie brenda Qendrës Historike në Prizren. Qeveria e Kosovës- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit detyrohet se në emër të dëmit material dhe jomaterial t’ia kompensojë nënës së viktimës, Lirije Gashi 15 mijë euro, vëllait binjak të viktimës- të miturit D.G., 8 mijë euro, si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ngritjes së përmendores 2 mijë euro.

3-vjeçarja kishte humbur jetën pas shembjes së murit në rrugën “Marin Barleti” në Prizren më 6 qershor 2016, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit të marrë nga gjykatësi Shqipron Sedolli, në rigjykim, Gjykata ka aprovuar pjesërisht padinë e Lirije Gashit dhe djalit të saj të mitur D.G (të cilin e përfaqëson e ëma), duke i kompensuar për dëm material në shumën prej 2 mijë, për dëm jomaterial– dhimbjet shpirtërore për Lirijen prej 15 mijë euro, kurse për D., 8 mijë euro dhe për shpenzime të procedurës prej 2 mijë e 550 euro, duke obliguar për pagim të këtyre shumave Qeverinë- Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për këto pagesa, Gjykata ka përcaktuar edhe kamatën ligjore prej 8%, ndërkaq ka refuzuar si të pabazuara shumat tjera të kërkuara me padi.

Sipas vendimit, paditësit Lirije Gashi (nëna e viktimës), Hajrije Gashi (gjyshja) dhe D.G (vëllai i mitur i viktimës) më 2 korrik 2020 kanë paditur Komunën e Prizrenit, ndërsa më tutje kanë zgjeruar padinë edhe ndaj Qeverisë së Kosovës– Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke kërkuar kompensim të dëmit material e jomaterial në shumë prej 132 mijë e 620 euro.

Rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit më 23 mars 2025.

Gjatë rigjykimit, paditësit kanë kërkuar që në emër të dëmit material për shpenzime të varrimit dhe ngritjes së përmendores të kompensohen me shumën prej 2 mijë e 620 euro, për dëmin jomaterial shumën prej 50 mijë euro për Lirijen, 40 mijë euro për Hajrijen si gjyshe e të ndjerës dhe 40 mijë euro për D.G., vëllanë e të ndjerës.

Gjithashtu, paditësit kanë kërkuar edhe shpenzimet e procedurës që u janë shkaktuar gjatë procesit gjyqësor.

Komuna e Prizrenit, përmes përgjigjes në padi edhe në rigjykim, ka theksuar se nuk është përgjegjëse për rastin tragjik, krejt kjo me arsyetimin që nga inspektimeve gjatë vitit 2015 ishte konstatuar se shtëpitë në pjesën historike të Prizrenit paraqesin rrezik për banorët dhe kalimtarët. Kurse, më 2016 është konstatuar se shtëpitë në atë pjesë të qytetit nuk janë për jetesë dhe paraqesin rrezik për qytetarët dhe kalimtarët.

Më tutje, sipas Komunës, kryetari kishte marrë vendim që të bëhet pastrimi- largimi i materialeve të dheut nga objekt në rrënim e sipër. Po ashtu, është miratuar propozimi i Drejtorisë së Urbanizmit për restaurimin e fasadave në kuadër të Qendrës Historike të Prizrenit. Ndërsa, ishte urdhëruar familja e viktimës që të largohen nga ajo pjesë për shkak të ekzistimit të rrezikut, këtë fakt thuhet se e ka pranuar edhe pala paditëse duke thënë se e kishin liruar shtëpinë por janë kthyer përsëri në pamundësi të gjetjes së strehimit.

Ndërkaq e paditura e dytë, Qeveria e Kosovës– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë rigjykimit nuk është paraqitur në proces, përkundër që ishte e ftuar nga gjykata, me ç’rast Gjykata ka vijuar me gjykim në mungesë ndaj të paditurës në fjalë.

Mirëpo, për këtë të paditur, Avokatura Shtetërore ka paraqitur dy parashtresa, duke përmendur se si gjykatë kompetente për gjykim të rastit është Gjykata Themelore në Prishtinë, ku edhe e ka selinë e paditura. Gjithashtu, Avokatura ka kontestuar edhe lartësinë e kërkuar të kompensimit të dëmit material e jomaterial dhe më tutje se nuk ka lidhje shkak-pasojë që Qeveria e Kosovës– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ta ketë në rastin konkret. Po ashtu, ka pretenduar se përgjegjëse është Komuna e Prizrenit.

Më tutje, Gjykata ka vijuar me administrim të provave materiale, ndër të tjera skica e vendit të ngjarjes se si kishte ardhur deri te vdekja tragjike e 3-vjeçares për shkak të shembjes së murit në Qendrën Historike të Prizrenit e deri te fotografitë e lapidarit për të ndjerën.

Pas vlerësimit të provave, Gjykata në Suharekë gjeti se kërkesëpadia e paditësve Lirije Gashi dhe D.G., kundër të paditurës së dytë- Qeveria e Kosovës- MKRS, është pjesërisht e pabazuar, ndërsa kundër të paditurës së parë padia e Lirije Gashit, Hajrije Gashit dhe D.G., është tërërisht e pabazuar, si dhe kërkesëpadia e Hajrije Gashi ndaj të paditurës së dytë është e pabazuar.

Gjykata ka gjetur se nga dispozitat ligjore në fuqi, ka dalë se objektet brenda Qendrës Historike të Prizrenit nuk janë mirëmbajtur, sepse kanë paraqitur rrezik për jetën dhe pasurinë e qytetarëve, kjo duke sjellë për pasojë vdekjen e tani të ndjerës Xh.G.

Mbi këtë fakt të konstatuar, Gjykata vlerëson se këto objekte apo objekti i shembur, i cili i ka shkaktuar vdekjen e tani të ndjerës Xh.G., përbën send të rrezikshëm apo send me rrezik të shtuar për shkak të vjetërsisë së tij.

Prandaj, Gjykata ka ardhur në përfundimin se Qeveria e Kosovës– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse si administruese apo menaxhuese e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, pra kjo përgjegjësi është objektive dhe rrjedh në bazë të ligjit.

Sipas Gjykatës, Qeveria e Kosovës– MKRS nga baza e përgjegjësisë objektive është përgjegjëse për shkaktimin e dëmit ndaj Lirije dhe D.G., dhe kjo përgjegjësi rrjedh përmes ligjeve që rregullojnë fushën e kulturës, respektivisht trashëgiminë kulturore që menaxhon me to.

Gjykata, në këtë përfundim të përcaktimit të përgjegjësisë për të paditurën e dytë, ka ardhur bazuar në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Gjithashtu, Gjykata ka përmendur edhe nenin 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili nen njeh obligimin e evitimit të dëmeve eventuale që mund të shkaktohen nga rreziku i shembjes së tyre.

Shkalla e parë përfundimisht vlerëson se tek ky rast përmbushen elementet e lidhjes shkakore që paraqet raportin e ndërsjellë ndërmjet veprimit të dëmshëm dhe dëmit, në të cilin veprimi i dëmshëm paraqitet si shkak, kurse dëmi si pasojë e tij.

“Përfundimisht, në këtë proces kontestimor, e paditura e dytë nuk arriti të argumentojë s ka ndërmarrë masat preventive për të evituar shembjen e objekteve të mbrojtura brenda Qendrës Historike të Prizrenit të cilat janë nën përgjegjësinë e saj ligjore”, thuhet në vendimin e përpiluar më 17 nëntor 2025.

Sipas Gjykatës, paditësve Lirije Gashi dhe D.G., u takon e drejta në kompensim të dëmit material e jomaterial si rezultat i humbjes së jetës së anëtarit të ngushtë të familjes.

Për dëmin material lidhur me shpenzimet e varrimit dhe ngritjes së përmendores, Gjykata e ka gjetur bazën ligjore në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve (LMD) dhe vetë Ligjin për Procedurën Kontestimore sa i përket përcaktimit të lartësisë së kompensimit. Gjithashtu, edhe bazën ligjore për dëmin jomaterial, konkretisht dhimbjeve shpirtërore, Gjykata e ka gjetur bazuar në LMD.

Ndërsa për pjesën refuzuese të padisë për nënën dhe vëllain e viktimës, Gjykata thekson se me shumat e gjykuara, arrihet mjaftueshëm kompensimi i drejtë dhe i arsyeshëm në raport me rrethanat.

Për pjesën refuzuese kundër Komunës së Prizrenit, sipas vendimit, u refuzua në mungesë të legjitimitetit real pasiv, sepse me asnjë dispozitë ligjore nuk rezulton se mban përgjegjësi për administrimin e Qendrës Historike të Prizrenit në drejtim të marrjes së masave për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Me këtë vendim është refuzuar edhe kërkesëpadia e paditëses Hajrije Gashi, në cilësi të gjyshes së të ndjerës Xh.G., me arsyetimin se nuk i takon e drejta e shpërblimit të dëmit jomaterial në emër të dhimbjeve shpirtërore për vdekjen e anëtarit të familjes, por kjo e drejtë iu takon familjes së ngushtë (bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve).

Lidhur me këtë vendim, përfaqësuesi i paditësve, Gentian Krasniqi, ka thënë se e kthen dinjitetin njerëzor dhe besimin në drejtësi.

“Një vendim që rikthen dinjitetin njerëzor dhe besimin në drejtësi”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Uroj të ketë drejtësi në Hagë. Nuk po gjykohen vetëm ata katër burra, por edhe shtetësia e Kosovës

Rama: Uroj të ketë drejtësi në Hagë. Nuk po gjykohen vetëm ata katër burra, por edhe shtetësia e Kosovës
22/02/2026 - 15:40

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar se në Hagë nuk po gjykohen vetëm krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe liria dhe shtetësia e vendit....

Më shumëDetails

Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?

Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
22/02/2026 - 14:41

Iftari, vakti i mbrëmjes që shënon përfundimin e agjërimit të përditshëm gjatë Ramazanit , ka një rëndësi të thellë për myslimanët në mbarë botën. Si vakti kryesor për...

Më shumëDetails

Banorët e dy fshatrave bllokojnë magjistralen Prishtinë–Pejë, kërkojnë zgjidhje për çështjet pronësore

Banorët e dy fshatrave bllokojnë magjistralen Prishtinë–Pejë, kërkojnë zgjidhje për çështjet pronësore
22/02/2026 - 13:57

Banorët e fshatit Grabanicë dhe Zajm në komunën e Klinës kanë nisur protestë, duke bllokuar për qarkullim rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, në shenjë pakënaqësie lidhur me problemet e pronësisë....

Më shumëDetails

Vjedhje e rëndë në fermë pulash, hajnat marrin dy trafo rryme, dëmi mbi 30 mijë euro

Vjedhje e rëndë në fermë pulash, hajnat marrin dy trafo rryme, dëmi mbi 30 mijë euro
22/02/2026 - 12:42

Një vjedhje e rëndë është zbuluar pasditen e djeshme në fshatin Dobratin të Graçanicës, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një fermë pulash dhe...

Më shumëDetails

Edi Rama flet për takimin me “Vjosën e Albinin”, zbulon se kush u bë sebeb që të vijë në Prishtinë

Edi Rama flet për takimin me “Vjosën e Albinin”, zbulon se kush u bë sebeb që të vijë në Prishtinë
22/02/2026 - 12:23

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një rikapitulim të aktiviteteve të tij për javën që lam pas. Rama në podcastin e tij dha detaje edhe për takimet me...

Më shumëDetails

Ymeri, LDK: Sektori energjetik është rrena më e madhe e më kushtueshme ndonjëherë për ne nga VV

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
22/02/2026 - 12:03

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri ka akuzuar Qeverinë për dështime në sektorin energjetik, duke thënë se nuk ka punësime dhe ka rënie të prodhimit të thëngjillit. Ajo deklaroi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    657 Shpërndaje
    Shpërndaje 263 Tweet 164
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    747 Shpërndaje
    Shpërndaje 299 Tweet 187
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    678 Shpërndaje
    Shpërndaje 271 Tweet 170
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    387 Shpërndaje
    Shpërndaje 155 Tweet 97
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    304 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë