Projektligji për Fondin Sovran ka më shumë se dy vjet që ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese.
Por, dy parti të cilat e kanë dërguar aty ende nuk kanë marrë përgjigje.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe avokati i njohur Kastriot Feka i cili ka thënë se afati për vlerësimin e ankesave prej 60 ditësh ka skaduar qysh moti.
“Prej 60 ditësh për vlerësimin e ankesave të paraqitura pranë kësaj gjykate. Mirëpo ky afat sipas këtij ligji është afat jo detyrues, është afat orientues.” – thotë Feka.
Sipas tij volumi i ligjit ka shkaktuar vonesa.
“Volumi i këtij ligji e ka paraqirur këtë pengesë apo këtë shtyrje të afatit dhe nuk ka arsye të tjera. Tash është vlerësim i Gjykatës Kushtetuese se a mund të kërkojnë ndihmë prej institucioneve tjera.” – ka thënë Feka.











