Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Speciale e konfirmon se kanë pranuar letër nga ministrja Haxhiu për rastin e Thaçit

20/03/2025 - 12:31
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Speciale e konfirmon se kanë pranuar letër nga ministrja Haxhiu për rastin e Thaçit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Në një përgjigje për Nacionalen, zyra për media e Speciales nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e letrës.

“Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë korrespondencë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, thuhet në përgjigje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte paralajmëruar se do t’i shkruajë kryetares së Gjykatës Speciale.

Haxhiu kishte pasur kritika pas refuzimit që iu bë Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, kishte shkruar Haxhiu.

Kanë kaluar tri ditë që nga vdekja e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Megjithatë, Thaçi ende nuk ka ardhur në Kosovë as për të pame deri më tash, se lëre për varrim.

Kjo pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ende nuk kanë dhënë leje që ai ta vizitojë Kosovën.

Kjo pavarësisht se kërkesa u bë ditën e hënë në orën 14:00. Kështu të paktën kishte konfirmuar vetë avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq.

“Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar Misetiq.

Ky reagim konfirmoi raportimin e Nacionales në po të njëjtën ditë.

Mbetet të shihet nëse Thaçi do të lejohet të vijë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme, dhe ku do të lejohet ai që të shkojë.

Në të kaluarën, Kadri Veseli apo krerët e tjerë të UÇK-së, lejoheshin vetëm për homazhe te varri, dhe për takime me 2-3 familjarë të ngushtë.

Vonesat në përgjigjen e Gjykatës, kanë shkaktuar reagime të mëdha në publik.

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar shkrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti Gjykatën Speciale një tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm” që, tha ai, ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.

Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u nda nga jeta më 16 mars.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”– shkroi Rama.

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, mbetet një nga kritikët më të ashpër të Gjykatës Speciale. Së fundmi, në mesazhin e tij për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ai shprehu shqetësimin për trajtimin e Speciales ndaj Thaçit.

Në anën tjetër, Gjykata Speciale bëri të ditur se pas vendimit të gjyqtarëve, duhet të bëhen disa përgatitje.

“Për momentin, gjykata nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me z. Thaçi. Kjo për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa fillimisht janë gjithmonë konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale. Pas përfundimit të një vizite humanitare, gjykatësit zakonisht i riklasifikojnë këto dokumente në mënyrë që publiku të mund të informohet më detajisht. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet në përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca për çështjen e presidentit: Shkojmë në zgjedhje nëse ky është vullneti i opozitës

Konjufca: Do ta tërheq kandidaturën sapo të bëjnë ndonjë propozim për president
15/04/2026 - 12:51

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit varet nga vullneti i...

Më shumëDetails

U la jashtë listës së kryesisë së LDK’së, reagon Driton Selmanaj

U la jashtë listës së kryesisë së LDK’së, reagon Driton Selmanaj
15/04/2026 - 12:43

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka bërë një reagim pasi që u la jashtë listës së kryesisë së re të këtij subjekti politik. Selmanaj...

Më shumëDetails

“Na keni pru njerëz me aktakuza”, “Ti nuk je as gjyqtar as prokuror”: Ferat Shala kapet me Rozeta Hajdarin në Komision

“Na keni pru njerëz me aktakuza”, “Ti nuk je as gjyqtar as prokuror”: Ferat Shala kapet me Rozeta Hajdarin në Komision
15/04/2026 - 12:32

Një përplasje ka ndodhur në Komisionin për Ekonomi. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është përplasur me deputeten Rozeta Hajdari. Kësaj të fundit ia ka përmendur aktakuzën për rezervat....

Më shumëDetails

Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit të Hungarisë

Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit të Hungarisë
15/04/2026 - 12:30

Politikani konservator hungarez, Peter Magyar, i cili mori një fitore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, njoftoi se i ka kërkuar presidentit Tamas Sulyok të japë dorëheqjen, gjatë...

Më shumëDetails

FSK organizon “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, marrin pjesë ekipe nga NATO dhe shtetet partnere

FSK organizon “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, marrin pjesë ekipe nga NATO dhe shtetet partnere
15/04/2026 - 12:27

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon garën ndërkombëtare “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, ku po marrin pjesë ekipe ushtarake nga vende të NATO-s dhe shtete...

Më shumëDetails

Trump e harron Viktor Orbanin: Peter Magyar është njeri i mirë

Trump e harron Viktor Orbanin: Peter Magyar është njeri i mirë
15/04/2026 - 12:26

Edhe pse bëri fushatë për Viktor Orban, presidenti i Shteteve të Bashkuara e quan Peter Magyar ‘një njeri të mirë’. “Mendoj se do të bëjë një punë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ministria e Kusari Lila nënshkruan kontratë rreth 1 milion euro për parkun industrial në Mitrovicë me kompanitë R & Rukolli, Eteam dhe Begisholli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia për arrestimin e Peleviqit: Mori pjesë në aksion policor-ushtarak më 1999 në Skenderaj ku u vranë 15 civilë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Të premten seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë