Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj deklaratave të Alban Krasniqit, anëtarit të KQZ-së nga VV

01/09/2025 - 23:16
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj deklaratave të Alban Krasniqit, anëtarit të KQZ-së nga VV
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të bëra gjatë mbledhjes së këtij institucioni, sot.

Gjykata Supreme shpreh shqetësim të thellë lidhur me atë që e cilëson si “sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të një gjyqtari dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

Sipas deklaratës, Krasniqi ka përdorur “gjuhë të papranueshme” ndaj gjyqtarit të kësaj gjykate, Zenel Leku, si dhe ka bërë krahasime dhe deklarata që synojnë dëmtimin e figurës së tij.

“Gjykata Supreme dënon ashpër këtë gjuhë reagimi të paprecedent dhe konsideron se deklaratat e tilla, përveçse janë të papranueshme, përbëjnë tentativë për të minuar besimin në drejtësi”, thuhet në reagim.

Më tej, Gjykata thekson se përdorimi i etiketimeve, teorive konspirative dhe përpjekjeve për denigrim të gjyqtarëve në një institucion si KQZ “tregon mungesë të kulturës politike dhe respektit institucional”.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për përfaqësues që i respektojnë institucionet, jo për ata që përpiqen t’i delegjitimojnë ato me akuza pa fakte”, vijon reagimi.

Në përfundim, Gjykata Supreme rikujton se vendimet e saj bazohen në Kushtetutë dhe ligj, dhe se nuk do të shërbejë kurrë për interesa politike ditore.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Kryesore

Behrami i reagon Kurtit: Ne i sollëm 118 njohje, ti nuk ke asnjë meritë në katër njohjet e fundit

23/12/2025 - 14:40
Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj
Lajme

Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj

23/12/2025 - 14:27
Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë
Lajme

Abdixhiku në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së: Kosova ka nevojë për këtë parti sot më shumë se kurrë

23/12/2025 - 14:12
7-shi i PDK-së, Rrahman Rama: Nëndegët Qendra dhe Dardania u zotuam për ta çuar PDK-në e Bedri Hamzën përpara
Lajme

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama: Nëndegët Qendra dhe Dardania u zotuam për ta çuar PDK-në e Bedri Hamzën përpara

23/12/2025 - 14:09
45-shi i PDK-së, Lulzim Aliu viziton Bau Market: PDK dhe Bedri Hamza ofrojnë një program ekonomik që synon përkrahje të fuqishme dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Lajme

45-shi i PDK-së, Lulzim Aliu viziton Bau Market: PDK dhe Bedri Hamza ofrojnë një program ekonomik që synon përkrahje të fuqishme dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

23/12/2025 - 13:58
Pas tërheqjes nga Beogradi, Prindon Sadriu fton Kushnerin të investojë në Grand: Të transformohet në Hotel Trump
Lajme

Pas tërheqjes nga Beogradi, Prindon Sadriu fton Kushnerin të investojë në Grand: Të transformohet në Hotel Trump

23/12/2025 - 13:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë