Pas përfundimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë në Akademinë e Drejtësisë, pesë (5) gjyqtarë të rinj kanë filluar punën praktike në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj në Vushtrri dhe Skenderaj.
Gjyqtarët që sot filluar punën praktike në gjykatë janë: Bujar Xhosha, Nazif Fetahu, Fatjona Bekteshi Barku, Nazmije Maxhera Paci, dhe Besart Prishtina.
Ata u pritën nga u.d. i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, i cili gjatë takimit u shprehu atyre një mirëseardhje të ngrohtë dhe u ofroi mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrave të tyre të reja.
			
			











