Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykatësi i sanksionuar nga SHBA tallej me avokatin e Thaçit për mungesën e simboleve kombëtare në Gjykatën Speciale

21/08/2025 - 14:47
në Lajme
A A
Gjykatësi i sanksionuar nga SHBA tallej me avokatin e Thaçit për mungesën e simboleve kombëtare në Gjykatën Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nicolas Guillou është sanksionuar nga Shtetet e Barshkuara të Amerikës të mërkurën. Ai ishte gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale dhe disa herë iu desh të përballej me ankesat e avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Francezi rrëzoi pothuajse çdo kërkesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ndërsa mbahet në mend një përplasje e këtij gjyqtari me David Hooper, avokatin e ish-presidentit të Kosovës.

Pak ditë pasi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi u dërguan në paraburgimin e Speciales në Hagë në fillim të nëntorit të vitit 2020, Guillou kishte pasur një ballafaqim me avokatin Hooper, i cili kërkonte të dinte pse në Gjykatën Speciale, e cila konsiderohet e Kosovës, nuk kishte simbole të shtetit.

“Jo vetëm që është njollë për Kosovën dhe kosovarët… Gjykatë e Kosovës, por nuk ka asgjë nga Kosova. Nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Ndoshta mund t’i kushtohet vëmendja kësaj. Nëse është Gjykatë e Kosovës, mund të kishim këtu shqiponjen e zezë me të kuqe”, pati thënë avokati.

Gjykatësi Guillou i replikonte me tallje.

“Mund të kishit veshur rroba të kuqe”, i pati thënë ai duke qeshur.

SHBA-ja vendosi të mërkurën sanksione ndaj Guillou, një gjyqtari tjetër dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e quajti GJNP-në “kërcënim për sigurinë kombëtare që ka shërbyer si një instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se Guillou u sanksionua për vendimin që e autorizoi lëshimin e fletarrestimeve të GJNP-së ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.

“Këta individë janë persona të huaj që janë angazhuar drejtpërdrejt në përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht shtetas të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit, pa pëlqimin e asnjërës prej këtyre kombeve”, tha Sekretari Rubio, i cili paralajmëroi se Administrata Trump do të vazhdojë “të ndërmarrë çdo veprim që e konsiderojmë të nevojshëm për t’i mbrojtur trupat tanë, sovranitetin tonë dhe aleatët tanë nga veprimet e paligjshme dhe të pabaza të GJNP-së”.

Në qershor të këtij viti, Guillou dha dorëheqje nga Gjykata Speciale pasi u zgjodh gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova me atë rast e kishte përgëzuar gjykatësin Guillou dhe i kishte shprehur mirënjohje të thellë për “kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DHSK-së me, ndër të tjera, punën e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm”.

Tani gjykatësit francez do t’i duhet të përballet me sanksionet amerikane, të cilat përfshijnë edhe ngrirjen e çdo pasurie që ai dhe tre kolegët e tij mund të kenë në juridiksionet amerikane.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Kurti e Vuçiqi luajnë njësoj, bashkëpunuan për t’i mashtruar diplomatët perëndimorë për tri vjet
Lajme

Paralajmëron Maliqi – ‘Ndoshta Kurti llogarit në ndonjë skenar krizash në Veri për të ‘mbijetuar’ politikisht, uroj mos t’a provoj!

21/08/2025 - 17:43
Arta Bajrami i shkruan letër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit
Lajme

Arta Bajrami i shkruan letër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

21/08/2025 - 17:38
Tahiri i PDK-së: Hyrja e kompanisë së Luan Dalipit në shitblerje të energjisë, argument për prokurorinë rreth agjendës kri’minale
Lajme

Tahiri i PDK-së: Hyrja e kompanisë së Luan Dalipit në shitblerje të energjisë, argument për prokurorinë rreth agjendës kri’minale

21/08/2025 - 17:15
AGK thirrje Qeverisë: Ndajeni buxhetin për RTK-në, muaji i dytë pa paga
Lajme

RTK nënshkruan marrëveshje për huadhënie me Ministrinë e Financave, pagat ekzekutohen nesër

21/08/2025 - 17:08
Cunami i vogël në Durrës, përmbyten shezlongët – pushuesit largohen me nxitim
Lajme

Cunami i vogël në Durrës, përmbyten shezlongët – pushuesit largohen me nxitim

21/08/2025 - 17:07
Ekskluzive: Zyra e partive në KQZ rekomandon certifkimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale
Kryesore

Ekskluzive: Zyra e partive në KQZ rekomandon certifkimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet lokale

21/08/2025 - 16:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë