
Vazhdon seanca e dytë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku po dëshmon Jeton Binaku, qiradhënësi i veturës që ishte përfshirë në ngjarje.
Gjatë dëshmisë së tij, Binaku ka treguar se i kishte thënë Granit Plavës, një prej të akuzuarve:
“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti. Kam thënë se në Prishtinë ka shumë kamera dhe rasti mund të zbulohet.”
Ai shtoi: “I kam thanë Granitit pasi ka ndodh rasti shqiptari me lanë, me mbytë gruan e me ikë nuk e ka traditë.”
Në këtë seancë, përveç dëshmisë së Binakut, mëngjesin e së hënës para trupit gjykues dha dëshmi edhe mjeku që kreu autopsinë, Naim Uka, ndërsa ndaj të akuzuarve Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës po vazhdojnë procedurat gjyqësore.
Ad