Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Glauk Konjufca kandidat për president, reagon ashpër LDK

04/03/2026 - 18:04
në Kryesore, Lajme
A A
Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak minuta më parë Lëvizja Vetëvendosje informoi se Gluk Konjufca do të jetë kandidat për president të vendit.

Mirëpo duket se VV-ja nuk do të ketë përkrahjen e LDK-së për emrin e Konjufcës.

Kjo pasi që përmes një reagimi në Facebook nga LDK-ja thonë se Qasja e VV-së është për keqardhje.

Komunikatë për Media

Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore.

Konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata. Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar.

Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi. Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik. Një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës së vendit për stabilitet institucional.

LDK-ja vlerëson se mënyra se si është zhvilluar ky proces nga ana e VV-së nuk krijon kushtet për zgjedhjen e Presidentit dhe nuk dëshmon qëllim të mirëfilltë për të arritur një marrëveshje të gjerë politike. Zgjedhja e Presidentit është një proces që kërkon maturi, përgjegjësi dhe vullnet të vërtetë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve parlamentare.

Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje që, për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti përfundimisht nuk e propozoi Osmanin për presidente, këshilltarja e saj: “Presidentja e popullit”

Kurti përfundimisht nuk e propozoi Osmanin për presidente, këshilltarja e saj: “Presidentja e popullit”
04/03/2026 - 19:00

Egnesa Vitia, këshilltare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, pasi Vetëvendosja përfundimisht e refuzoi atë për kandidaturë për presidente, ka reguar përmes një postimi në Facebook. “Presidentja e...

Më shumëDetails

Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
04/03/2026 - 18:47

Partia Demokratike e Kosovës, konsideron se “shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike”, pas propozimit të LVV-së emrin e Glauk Konjufcës për president të vendit. Sipas PDK-së...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

Osmani uron Moldavinë për “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”
04/03/2026 - 18:36

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë ndarë përfundimisht rrugët e tyre politike, pas një përplasjeje të fortë në takimin e fundit mes tyre. Burime të sigurta për Kanal10...

Më shumëDetails

Konjufca kandidat për President, por duhet edhe një tjetër për seancë , VV i bën thirrje opozitës që të propozojnë

Deklaratat e Kurtit dhe Konjufcës, Kushtetuesja del me reagim: Asnjë parti politike apo individ s’mund të ndërhyjë në punën tonë
04/03/2026 - 18:26

Pas dështimit për ta arritur marrëveshje me partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar emrin e Glauk Konjufcës si kandidat të partisë për president. Në njoftimin për propozimin e...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami: Albin Kurti e dëshmoi që është armiku më i madh i këtij vendi

Ish-ministrja Bajrami: Kurti e shtrenjtoi rrymën dy herë brenda një viti, qytetarët e veriut s’dinë çka është pagesa
04/03/2026 - 18:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas propozimit të VV-së që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të vendit. Në një postim në...

Më shumëDetails

”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!

”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!
04/03/2026 - 17:25

Vendimi i Lëvizja Vetëvendosje për të propozuar Glauk Konjufca si kandidat për President të Kosovës ka nxitur reagime të forta nga mbështetës dhe votues të kësaj partie në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • TehnoBurimi shpallë konkurs për 5 shoferë me përvojë pune

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Me kërkesë të VV’së caktohet seanca për Presidentin, në këtë orë mbahet?

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë