Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Glauku mua, unë Glaukun”, Konjufca ‘lodhet’ duke e nominuar Kurtin – edhe një herë plot lëvdata për liderin

27/11/2025 - 11:46
në Lajme
A A
“Glauku mua, unë Glaukun”, Konjufca ‘lodhet’ duke e nominuar Kurtin – edhe një herë plot lëvdata për liderin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe një tjetër proces zgjedhor do të zhvillohet në vend. Ai i 28 dhjetorit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi që formimi i qeverisë së re s’ishte i mundur qe nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë me caktimin e datës së zgjedhjeve, tashmë janë caktuar edhe të propozuarit e partive për kryeministër.

Për dallim nga partitë e tjera, Lëvizjes Vetëvendosje, i ka rënë që të ketë më shumë ‘telashe’ me këtë çështje, meqë, nga kjo parti janë propozuar dy emra për pozitën e kryeministrit. Së pari ishte Albin Kurti, e më pas, para pak javësh, u mandatua Glauk Konjufca për të njëjtin post.

Por, për dallim nga ndryshimi i emrit, ajo çfarë vazhdon njësojë tek kjo parti, janë lëvdatat për njëri-tjetrin, e kritikat për ish-partitë opozitare.

Këtë e bëri edhe dje Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, ku u propozuar sërish për kryeministër. Aty Kurti kujtoi se ai e kishte propozuar Konjufcën pak javë më parë, duke theksuar se ‘’krejt bashkë’’ janë në VV.

‘’Para tri jave unë e propozova para jush mandatarin për formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën. Sonte Glauk Konjufca më propozoi mua. Glauku unë, unë Glauku, Albulena, Dimali, dhe cilido tjetër ne jemi krejt bashkë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata që janë bashkuar kundër VV’së sepse duan të vendosë dikush tjetër besoj se do ta marrin mesazhin e qartë pikërisht me 28 dhjetor, atëherë kur vendosë populli të cilit ne i shërbejmë’’, tha Kurti dje.

Pas tij, radha i erdhi sërish Konjufcës. Si në mbledhjen e kaluar të KP’së së VV’së, edhe në këtë rast, Konjufca s’i kurseu aspak lëvdatat për të Kurtin.

Fillimisht, ai e vlerësoi Kurtin si ‘’liderin e vërtetë të transformimit social e demokratik të Kosovës.

‘‘Ne jemi mbledhur që sot ta nominojmë kryeministrin e ardhshëm nga radhët e VV’së. Unë do ta nominojë me të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë sonë parlamentare, me meritorin e udhëheqjes e LVV’së, liderin e vërtetë të transformimit social e demokratik të Kosovës, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurtin’’, deklaroi fillimisht Konjufca.

Më tej, Konjufca vazhdoi me fjalët e mira për liderin e tij, duke deklaruar mes tjerash se, Kurti ka qenë gjithmonë ‘’ i gatshëm të jap e të sakrifikojë më së shumti’’ nga të gjithë anëtarët e VV’së.

‘’Të gjithë jeni duke thënë me siguri, kush do ta meritonte më shumë se ai. Themelues i VV’së, drejtues i saj nëpër të gjitha furtunat më të vështira të kohës, gjithnjë duke qenë i gatshëm të jap e të sakrifikojë më së shumti nga ne të gjithë, Albini, mendoj që njihemi aq gjatë e kemi vepruar aq gjatë sa me iu drejtu me Albini, Albini që me mençuri e transformojë VV’në, në subjektin më të madh politik jo vetëm në Kosovë. Kurti si kryeministri e krijoi një sistem të qeverisjes mbi parimin e rritjes ekonomike që shpërndahet në mënyrë të barabartë, e të drejt në popullin tonë. Albin Kurti që ia tregoi shtetin strukturave të Serbisë edhe në veri të vendit tonë. Albin Kurtin, sot më shumë se kurrë e kërkon populli ynë që ta vazhdojë rrugën e mirë që e nisi në vitin 2021’’, tha ai dje.

Ndryshe, këto s’janë lëvdatat e vetme që Konjufca i ka thurur për ‘’bashkëudhëtarin’’ e tij. Njëjtë veproi edhe në mbledhjen e KP’së të kësaj partie, ku u mandatua si mandatar i dytë për kryeministër.

Edhe në këtë mbledhje, Konjufca e kishte vlerësuar Kurtin si ‘’kryeministrin më të mirë që ka pasur ndonjëherë’’ Kosova.

“I dashur bashkëudhëtar në fillim të udhëtimit tonë, i nderuari kryetar i Vetëvendosjes, Kryeministër i Republikës, miku im, Albin Kurti, më lejoni t’ju siguroj që në fillim se populli shumë shpejt pret që të ktheheni edhe më të fortë se në vitin 2021. Pa dyshim, ju keni qenë dhe do të mbeteni kryeministri më i mirë që ka pasur ndonjëherë vendi ynë. Me përulësi dhe detyrim, duhet ta pranoj këtë nominim të Këshillit të Përgjithshëm për kryeministër të emëruar. Albin Kurti është personi më i votuar në historinë e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës. Problemi, i nderuari kryetar Albin, është se, aq sa e keni kënaqur popullin me gjithë këtë mbështetje, në të njëjtën masë keni mbjellë shumë frikë edhe tek kundërshtarët tuaj politikë. Por të gjithë e dimë një gjë, nuk ka forcë që mund ta ndalojë dhe ta shkëpusë lidhjen e popullit tonë me LVV-në”, kishte thënë ndër të tjera Konjufca.

Ndryshe, me 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Të njëjtat u shpallën nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi dështimeve nga ana e VV’së për ta krijuar qeverinë.

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti: Jemi në proces të marrim helikopterë “Black Hawk” nga ShBA-ja
Kryesore

Albin Kurti: Jemi në proces të marrim helikopterë “Black Hawk” nga ShBA-ja

27/11/2025 - 13:48
Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
Lajme

Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij

27/11/2025 - 13:44
Gëzim Kasapolli i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Fituam një kuadër të ri që beson në vlerat tona e vizionin europian
Lajme

Gëzim Kasapolli i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Fituam një kuadër të ri që beson në vlerat tona e vizionin europian

27/11/2025 - 13:41
Kurti bën fushatë duke i portretuar rivalët si armiq të mërgatës, mesazhi i deshifrohet si përpjekje për përfituar politikisht
Kryesore

Kurti bën fushatë duke i portretuar rivalët si armiq të mërgatës, mesazhi i deshifrohet si përpjekje për përfituar politikisht

27/11/2025 - 13:40
Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!
Kryesore

“Komunat pa buxhet, e njëjta do të ndodhë edhe në nivel shtetëror”, Murati fajin e hedh te partitë tjera

27/11/2025 - 13:39
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Lajme

Bajrami: I lanë një muaj pa paga dhe në fund i gjetën zgjidhje RTK-së, Kurti dhe klika e tij jetojnë duke shkaktuar kriza

27/11/2025 - 13:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vëllai i Shpatit: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • MAPL refuzon seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut: As nuk përmendet e as nuk ka stemë të Republikës së Kosovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pako për buxhetin që do të t’i jepte kreditin asaj? Si u bë Osmani pjesë e ”bisedave të fshehta” mes partive

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Koalicioni i mundshëm mes PDK’së dhe Fatmir Limajt- Deklarohet Bedri Hamza

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë