Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Godet policët me veturë gjatë tentimit për ndalim – arrestohet shoferi në Vushtrri (Emri)

14/03/2026 - 11:51
në Kryesore, Lajme
A A
Godet policët me veturë gjatë tentimit për ndalim – arrestohet shoferi në Vushtrri (Emri)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident serioz ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në veri të vendit, ku një person dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë duke mos iu bindur urdhrave për ndalim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, kur njësitë policore po përcillnin një veturë Mercedes me targa 02…. RKS, për të cilën dyshohej se transportonte mall të kontrabanduar (duhan).

Kur automjeti është përcjellë deri te Terminali Doganor, shoferi nuk ka përfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Prishtinës. Gjatë tentativës për ndalim, ai ka goditur dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë detyruar të marrin trajtim mjekësor.

Pas ndjekjes nga njësitë policore, automjeti është arritur të ndalet nga njësia e trafikut në Vushtrri. Në veturë ndodheshin tre persona, të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri për procedura të mëtejshme.

Shoferi i veturës, Shkëlzen S., po ashtu ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të Prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në veturë janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve rajonale, ndërsa hetimet lidhur me kontrabandën e dyshuar dhe rrethanat e incidentit janë në zhvillim./Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Petkovic del në media pasi Kurti u pajtua për lëshime për Ligjin për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Petkovic del në media pasi Kurti u pajtua për lëshime për Ligjin për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë
14/03/2026 - 12:48

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës është pajtuar me BE-në për disa hapa shtesë sa...

Më shumëDetails

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij
14/03/2026 - 12:46

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar këtë të shtunë në Fushë-Krujë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria e...

Më shumëDetails

Kompromisi për Ligjin për të huajt, Guerot: Vullneti i mirë i palëve ka bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve konkrete

Kompromisi për Ligjin për të huajt, Guerot: Vullneti i mirë i palëve ka bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve konkrete
14/03/2026 - 12:34

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur pajtimin e Qeverisë së Kosovës që zbatimi i Ligjit për të Huajt të fillojë me disa masa shtesë. Në...

Më shumëDetails

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë
14/03/2026 - 11:25

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka quajtur hap të rëndësishëm marrëveshjen për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt në Kosovë, duke...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman: Mirë që u gjet pajtimi për zbatimin e ligjeve për të huajt

Ambasadori gjerman: Mirë që u gjet pajtimi për zbatimin e ligjeve për të huajt
14/03/2026 - 11:16

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur gjetjen e pajtimit për mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet që u njoftua nga emisari i...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt, Sorensen: Kurti është zotuar ta amendamentojë, prioritet lejet për punëtorët dhe studentët për një afat 12-mujor

Ligji për të huajt, Sorensen: Kurti është zotuar ta amendamentojë, prioritet lejet për punëtorët dhe studentët për një afat 12-mujor
14/03/2026 - 11:00

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, duke kërkuar ndjesë për takimin e hershëm me kryeministrin Albin Kurti, foli për atë që u duken si koncesione për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Godet policët me veturë gjatë tentimit për ndalim – arrestohet shoferi në Vushtrri (Emri)

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë