Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Goditja që mori nga Qeveria e la në hije kërkesën e Osmanit – çfarë do të bëjë Kurti me taksën 10% ndaj SHBA’së?

05/04/2025 - 21:19
në Kryesore, Lajme
A A
Goditja që mori nga Qeveria e la në hije kërkesën e Osmanit – çfarë do të bëjë Kurti me taksën 10% ndaj SHBA’së?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse kanë kaluar pothuajse tre ditë që kur presidentja Vjosa Osmani publikisht i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të heq taksën 10 % ndaj SHBA-ve, kjo çështje ende s’ka marrë epilog nga qeveria në detyrë. Të paktën, deri sot s’ka njoftim zyrtar për ndonjë veprim të Kurtit në drejtim të heqjes së taksës ndaj Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Përplasja që e pasoi këtë kërkesë publike të Osmanit ndaj Kurtit, dhe sulmi që mori presidentja nga ministri i Financave, Hekuran Murati, zhvendosi vëmendjen nga kërkesa për heqjen e menjëhershme të taksës prej 10 % dhe nga rëndësia e raportit SHBA-Kosovë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në reagimin e tij ka kritikuar presidenten Osmani për faktin se një kërkesë të tillë e ka bërë publikisht, e që sipas tij tregon jo-seriozitet nga institucioni i Presidencës.

“Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”, kishte shkruar ministri Murati më 3 prill 2025.

Ai tha se Qeveria Kurti i ka kërkuar marrëveshje për tregti të lirë SHBA’së por që la të kuptohet se s’ka pasur përgjigje nga pala amerikane. Pastaj, në të njëjtin postim me të cilin i reagoi Osmanit, Murati tha se Qeveria veçse ka qenë duke e shqyrtuar këtë temë dhe kurdo qe merret vendimi do të ketë njoftim me kohë.

Ndaj kritikave të Muratit drejt shefes së shtetit ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i këshilltarit të Osmanit, Bekim Kupina. Ky i fundit i kishte thënë se deklarata e Muratit është e turpshme dhe mungesë e respektit bazik institucional.

“E turpshme, skandaloze, me mungesë të respektit bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës është deklarata e tij e sotme. Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor, e leni deklaratat e turpshme dhe fëmijërore”, kishte shkruar Kupina.

Por heqja e taksës ndaj SHBA-së po vlerësohet të jetë tepër me rëndësi sa i përket raportit në mes të Kosovës me Administratën e re të Donald Trump.

Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një reagim të tij në “X” të premten, ka thënë se një veprim i Kosovës që do të largonte taksën, ka rëndësi për presidentin amerikan, Trump, në një kohë kur shumë shtete i janë kthyer kundër pas masave reciproke.

„Heqja e tarifës 10 përqind nga Kosova për prodhimet amerikane nuk ka fare rëndësi ekonomike për ShBA. Mirëpo, në kohën kur krejt reagimet e shteteve janë negative ndaj administratës së Trumpit, një vendim i tillë ka rëndësi politike për Trump. Prandaj është vendim i rëndësishëm“, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Se vlerësohet një heqje e mundshme e taksës apo vetëm shprehja e vullnetit për të bërë një gjë të tillë, e ka treguar edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka bërë publicitet dje kërkesës së një politikani vietnamez, për arritjen e një marrëveshje që Vietnami ta çojë taksën ndaj SHBA-së në zero.

JU REKOMANDOJMË

33-shi i LDK-së, Fadil Geci, merr mbështetje të fuqishme në Piranë dhe Krushë të Madhe
Lajme

33-shi i LDK-së, Fadil Geci, merr mbështetje të fuqishme në Piranë dhe Krushë të Madhe

26/12/2025 - 16:27
31-shi i PDK-së, mjek dhe ligjerues universitar
Lajme

31-shi i PDK-së, mjek dhe ligjerues universitar

26/12/2025 - 16:10
Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
Kryesore

Prokuroria Speciale konfirmon se i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë pasurinë e 89 kosovarëve në Shqipëri

26/12/2025 - 15:50
Prishtina dha tender të negociuar 97 mijë euro për dekorime, ngriten dyshime për favorizim të kompanisë fituese dhe keqpërdorim të fondeve
Lajme

Prishtina dha tender të negociuar 97 mijë euro për dekorime, ngriten dyshime për favorizim të kompanisë fituese dhe keqpërdorim të fondeve

26/12/2025 - 15:30
Komandanti i FSK-së priti pjesëtarët e Operacioneve Speciale pas përfundimit me sukses të trajnimit në xhunglat e Belizes
Lajme

Komandanti i FSK-së priti pjesëtarët e Operacioneve Speciale pas përfundimit me sukses të trajnimit në xhunglat e Belizes

26/12/2025 - 15:21
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Hamza: Nesër e mbyllim fushatën duke hapur një kapitull të ri për Kosovën – bashkohuni me ne

26/12/2025 - 14:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë