Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Google zhvillon mjet të IA për të plotësuar boshllëqet në mbishkrimet romake

24/07/2025 - 15:12
në Tech
A A
​Google zhvillon mjet të IA për të plotësuar boshllëqet në mbishkrimet romake
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbishkrimet historike nga Perandoria Romake shpesh janë të vështira për t’u lexuar dhe të fragmentuara, por një mjet i ri i inteligjencës artificiale nga njësia kërkimore DeepMind e Google mund ta bëjë punën e historianëve shumë më të lehtë.

Mjeti, i quajtur Aeneas, sipas heroit mitik trojan, përdoret për të parashikuar se ku dhe kur janë bërë mbishkrimet dhe sugjeron fjalë që mund të plotësojnë pjesë të dëmtuara ose të humbura të tekstit, shkruan The Guardian.

“Aeneas ndihmon historianët të interpretojnë, atribuojnë dhe rindërtojnë tekste të fragmentuara latine,” tha Thea Sommerschield, një historiane në Universitetin e Nottinghamit e cila e zhvilloi mjetin në bashkëpunim me Google. “Kjo ishte një sfidë e madhe që i vumë vetes.”

Aeneas nuk funksionon si një motor kërkimi i thjeshtë që krahason fjalët, por kërkon lidhje më të thella historike midis mbishkrimeve. Është trajnuar në një bazë të dhënash prej pothuajse 200 mijë mbishkrimesh të njohura latine, të cilat së bashku përmbajnë rreth 16 milionë karaktere. Përveç tekstit, ndonjëherë përdor imazhe të mbishkrimeve për të gjetur modele të ngjashme dhe për të sugjeruar kontekstin.

“Ajo që i bën të veçanta mbishkrimet romake është se ato u shkruan nga njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Nuk është histori e shkruar nga fituesit, por nga njerëz të zakonshëm”, tha Sommerschield.

Mbishkrimet variojnë nga mbishkrimet monumentale të mureve deri te dekretet perandorake, grafitet, poemat e dashurisë, të dhënat e biznesit dhe mesazhet e përditshme. Por shumica janë të dëmtuara, të paplota ose me origjinë të panjohur, duke e bërë të vështirë për studiuesit të punojnë me to.

Në teste, Aeneas tregoi rezultate mbresëlënëse. Kur iu kërkua të analizonte mbishkrimin e famshëm Res Gestae Divi Augusti, në të cilin Perandori August përshkroi arritjet e tij, IA sugjeroi dy korniza kohore të mundshme: dekada e parë e para Krishtit ose periudha midis viteve 10 dhe 20 të erës sonë – e cila përkon me debatet ekzistuese shkencore.

Në një rast tjetër, duke analizuar një mbishkrim në një altar kushtimor nga Mogontijaku i lashtë (tani Mainz, Gjermani), Aeneas gjeti ngjashmëri gjuhësore me mbishkrimet e mëparshme lokale, duke sugjeruar ndikimin e një burimi më të vjetër.

“Këto ishin momente që na lanë pa fjalë”, tha Sommerschield.

Programi gjithashtu mund të përcaktojë se nga cila nga 62 provincat romake vinte një mbishkrim dhe ta datojë atë brenda 13 viteve. Edhe pse funksioni i mbushjes së boshllëqeve u testua vetëm në mbishkrime tashmë të njohura, ai rezultoi jashtëzakonisht i dobishëm.

“Aeneas mund të aplikohet në të gjithë korpusin e mbishkrimeve ekzistuese për të përmirësuar interpretimet ekzistuese”, tha Jonathan Prag, profesor i historisë së lashtë në Universitetin e Oksfordit.

JU REKOMANDOJMË

Grupi japonez i vajzave publikon një këngë të asistuar nga inteligjenca artificiale pas votave të fansave
Ndryshe

Grupi japonez i vajzave publikon një këngë të asistuar nga inteligjenca artificiale pas votave të fansave

17/09/2025 - 14:42
Apple prezanton modelin e ri iPhone 17 Pro – ky është çmim fillestar
Tech

Apple prezanton modelin e ri iPhone 17 Pro – ky është çmim fillestar

10/09/2025 - 11:09
Tesla propozon paketë pagese prej 1 trilion dollarësh për Elon Musk
Tech

Tesla propozon paketë pagese prej 1 trilion dollarësh për Elon Musk

06/09/2025 - 19:05
Bie Google dhe shërbimet e saj, përfshirë YouTube e Gmail
Tech

Bie Google dhe shërbimet e saj, përfshirë YouTube e Gmail

04/09/2025 - 10:09
OpenAI lajmëron ndryshime tek ChatGPT
Tech

OpenAI lajmëron ndryshime tek ChatGPT

03/09/2025 - 14:11
iPhone 17 po vjen! Modelet demo tashmë në Zone Mobile, shitja nis më 21 shtator
Tech

iPhone 17 po vjen! Modelet demo tashmë në Zone Mobile, shitja nis më 21 shtator

28/08/2025 - 09:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë