Granit Xhaka është futbollisti më i ri i skuadrës së Bayer Leverkusenit.
Ishte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që raporton se tashmë është nënshkruar kontrata mes Xhakës dhe klubit gjerman.
Nga kjo lëvizje, Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro, që është shifër dukshëm më e lartë se ajo prej 15 milionë eurove që ishte përmendur në fillim të negociatave.
30-vjeçari do të nënshkruajë deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare.