Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grenell: S’ndjehem mirë që Thaçi është në bu*rg për shkak se ne e ftuam në SHBA, do ta lirojmë nëse fiton Trump

18/09/2024 - 11:13
në Kryesore, Lajme
A A
Grenell: S’ndjehem mirë që Thaçi është në bu*rg për shkak se ne e ftuam në SHBA, do ta lirojmë nëse fiton Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka potencuar se problemi me liderin e VV’së është se “është në mënyrë konstante anti-amerikan”, shkruan Gazeta Express.

“Ai është tani lideri i Kosovës që është kritikuar nga e gjithë bota, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Biden, nga BE-ja, gjermanët e Franca”, ka thënë Grenell në një intervistë.

Ai është pyetur edhe për prokurorin amerikan, Jack Smith, që ka lëshuar fletë arrestin për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe që më pas ka lënë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe është kthyer në SHBA për të ndjekur penalisht ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Grenell ka thënë se fletarrestimi për Thaçin është lëshuar në kohën kur po bëhej progres sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kur ish-presidenti kosovar ishte ftuar në Washington. Grenell thotë se Smith e kishte targetuar Thaçin dhe sipas tij, fakti që ish-presidenti kosovar vazhdon të qëndrojë në burg është një mizori.

Ish-emisari amerikan, që është përfolur se mund të emërohet edhe Sekretar i Shtetit në rast të një fitoreje të Trump në zgjedhjet e nëntorit, ka thënë se s’ndjehet mirë për faktin që Thaçi gjendet në burg, meqë arrestimi i tij ndodhi pasi u ftua që të udhëtojë drejt SHBA-së për Marrëveshjen e Washingtonit.

Grenell ka thënë se e ndjenë që duhet të bëjë diçka për të nxjerrë nga burgu dhe thotë se mezi pret që Trump të fitojë sepse do ta lirojnë ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgu.

“Çfarë unë besoj, është që kur ne ishim duke bërë progres, Jack Smith ishte në Hagë atë kohë, targetoi presidentin Thaçi. Tani presidenti Thaçi vazhdon të jetë në burg dhe kjo është një mizori. Për mua është një mizori. S’ndjehem mirë për një situatë të tillë, sepse ne e ftuam që të vijë në SHBA të negociojë dhe ai u penalizua dhe shko në burg për këtë. Unë e ndjej që duhet të bëjë diçka që të nxjerr nga burgu dhe kam provuar dhe mezi pres që presidenti Trump të fitojë dhe sepse do ta nxjerrim Thaçin nga burgu”, ka thënë Grenell./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Ambasada amerikane pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

Ambasada amerikane pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën

12/09/2025 - 14:10
Uka: Përmes protestës, UÇK-së po i rikonfirmohet mbështetja më e madhe se kurrë më parë
Lajme

Uka: Përmes protestës, UÇK-së po i rikonfirmohet mbështetja më e madhe se kurrë më parë

12/09/2025 - 14:08
Asgjë më e rëndësishme se UÇK-ja: Hajdari nuk e hap fushatën sepse do të udhëtojë për Hagë
Lajme

Asgjë më e rëndësishme se UÇK-ja: Hajdari nuk e hap fushatën sepse do të udhëtojë për Hagë

12/09/2025 - 14:06
VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
Lajme

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin

12/09/2025 - 14:04
Llapashtica: Autobusët që nisen drejt protestës në Hagë, do shmangin kalimin kufitar me Serbinë
Lajme

Llapashtica: Autobusët që nisen drejt protestës në Hagë, do shmangin kalimin kufitar me Serbinë

12/09/2025 - 13:23
Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
Lajme

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

12/09/2025 - 13:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Momenti i arrestimit të njërit nga të dyshuarit për të shtënat me armë në Ferizaj (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë