Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Greqia në flakë: 10 mijë hektarë tokë e djegur

14/08/2025 - 17:08
në Lajme
A A
Greqia në flakë: 10 mijë hektarë tokë e djegur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Situata në portin kryesor të qytetit Patras, që lidh Greqinë me Italinë, është përmirësuar këtë mëngjes pas një nate të rëndë me përballje me flakët.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Vassilis Vathrakogiannis, tha se edhe pse zjarri nuk është shuar plotësisht, “xhepa të shpërndarë” janë duke u trajtuar në pjesët lindore të qytetit, ndërsa më e keqja duket se ka kaluar.

Sipas autoriteteve greke dhe të dhënave nga Copernicus dhe Observatori Kombëtar në Athinë, flakët kanë djegur mbi 10 mijë hektarë tokë në disa zona të vendit, përfshirë Patrasin, ishullin Hios, Zakintosin dhe afër qytetit Preveza.

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar të dyshuar për ndezjen e njërit prej katër zjarreve që shpërthyen pranë Patrasit ditën e martë.

Për shkak të afrimit të flakëve me zonat urbane, të mërkurën autoritetet evakuuan një spital për fëmijë dhe një shtëpi për të moshuar. Pamje dramatike gjatë natës treguan flakë që rrethuan qytetin, ndërsa një parking doganor me mbi 500 automjete u shkatërrua plotësisht nga zjarri.

Ndërkohë, profesor Alexandros Dimitrakopoulos nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, paralajmëron për rrezikun e zjarreve në zonat urbane:

“E kemi parë këtë në Athinë që nga viti 2021, dhe tani edhe në Patras”, tha ai.

Zjarre të fuqishme vazhdojnë të digjen edhe në ishujt Zakintos dhe Hios, si dhe në rrethinën e Prevezës. Në terren janë angazhuar rreth 600 zjarrfikës dhe afro 30 aeroplanë e helikopterë, ndërsa ulja e erës këtë mëngjes ka ndihmuar në kontrollin e situatës.

Greqia po përjeton një verë të vështirë me zjarre masive të nxitura nga temperaturat ekstreme, që sipas shkencëtarëve, janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Ky është zyrtari korrektues që dyshohet se ndihmoi arratisjen nga paraburgimi në Mitrovicë, ndalohet për 48 orë

14/08/2025 - 19:09
Guri: VV nuk po kërkon zgjidhje, janë të interesuar ta shkatërrojnë rendin kushtetues
Lajme

Guri: VV-ja po i mban të bllokuara institucionet për të vazhduar kapjen

14/08/2025 - 18:55
Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut
Lajme

Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

14/08/2025 - 18:41
Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!
Kryesore

Ramdani sërish bën thirrje te qytetarët: Mos kaloni nëpër territor të Serbisë

14/08/2025 - 18:34
“Na dhanë një dhomë krejt tjetër, bar-i ishte pa higjienë, pa peshqirë”, Brahimi denoncon publikisht Hotelin Grand Belushi
Lajme

“Na dhanë një dhomë krejt tjetër, bar-i ishte pa higjienë, pa peshqirë”, Brahimi denoncon publikisht Hotelin Grand Belushi

14/08/2025 - 18:21
Gjykata në Zvicër dëbon për 7 vjet një kosovar pas aksidentit të rëndë, dënohet me gati katër vite burgim
Lajme

Gjykata në Zvicër dëbon për 7 vjet një kosovar pas aksidentit të rëndë, dënohet me gati katër vite burgim

14/08/2025 - 18:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetari Mehmeti pretendon se Mefaili me djemtë po hospitalizohen në Serbi (VIDEO)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • VV e Vushtrrisë e degradon keq në listë ish kryetarin e komunës, nuk e rendit as në 10-shen e parë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë