Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008. Kjo njohje vjen pavarësisht përkushtimit të Serbisë për të bindur vendet afrikane që të mos e njohin Kosovën.
Kjo lëvizje ka ardhur vetëm disa muaj pasi Zonja e Parë e Serbisë, Tamara Vuçiç, kishte vizituar Keninë në tetor të vitit të kaluar. Gjatë asaj vizite, ajo ishte parë duke festuar dhe vallëzuar, duke menduar se kishte arritur ta bindte Keninë që të mos e njihte Kosovën.
Megjithatë, vendimi i fundit i qeverisë keniane tregon se përpjekjet serbe nuk kanë pasur sukses.
Kosova, cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 118 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.