Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruaja mban trajnime për bottox, burri i saj biznesmeni Artan Govori kapet duke kontrabanduar të njëjtin mall e firmë

11/09/2025 - 19:20
në Lajme
A A
Gruaja mban trajnime për bottox, burri i saj biznesmeni Artan Govori kapet duke kontrabanduar të njëjtin mall e firmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dogana e Kosovës ka kapur ditë më parë Artan Govorin, një biznesmen, duke kontrabanduar bottox. Lloji Revolox. Një hulumtim i Insajderit ka gjetur se bashkëshortja e tij, Dr. Rezana Saraqi- Govori e klinikës DITADental mban trajnime se si të vendoset bottoxi. E po ashtu, lloji i këtij produkti që përdor ajo është Revolax

Të martën rreth orës 11:15 pranë hotelit Emerald Dogana e Kosovës kishte ndaluar një veturë të tipit BMW. Personi që po e voziste atë ishte biznesmeni Artan Gavori.

Operacionin po e zhvillonte njësia anti-kontrabandë e Doganës, ku në veturën e tij u gjetën produkte të llojit filler Revolax Sub Q dhe Revolax Deep – 100 copë dhe botox (Masport 35 copë iraniane dhe Sutox 100 IU – 20 copë).

Njësiti do të vazhdonte, në lidhje me rastin, që të kontrollonte edhe një banesë në Prishtinë, në rrugën “Emin Duraku”, ku u sekuestruan 140 copë filler Revolax, 10 copë botox Masport 500 IU dhe 50 copë botox Sutox 10 IU.

Gruaja mban trajnime për bottox, burri kapet duke kontrabanduar të njëjtin mall e firmë - Insajderi - image 79

Një hulumtim i Gazetës Insajderi ka zbuluar se bashkëshortja e biznesmenit të kapur në kontrabandë me bottox, Artan Govori, është mjekja, staf i klinikës DITADental, Dr. Rezana Saraqi- Govori së fundmi ka zhvilluar aktivitet të trajnimit të personave të ndryshëm po për injektimin e produktit bottox.

Në faqen e saj në Insajgram, Dr. Saraqi-Govori të mërkurën ajo ka publikuar pamje nga një trajnim që ka mbajtur në një dhomë konferencash në një hotel, ku shihen dhjetëra persona pjesëmarrës.

Në anën tjetër, klinika DITADental ka paralajmëruar po ashtu një trajnim tjetër dy ditor në fillim të tetorit të këtij viti.

Nga publikimet edhe të Dr. Saraqi-Govori dhe të klinikës DITADental del që nëpër trjanime përdorët po ashtu lloji i bottoxit Revolax, lloj ky me të cilin u kap duke e kontrabanduar bashkëshorti i saj, Artan Govori.

Gazeta Insajderi e ka kontaktuar Artan Govorin për ta komentuar rastin ku ai u kap në kontrabandë nga njësiti anti-kontrabandë i Doganës, por i njëjti pasi që i ka pranuar pyetjet e Insajderit, ka ndërprerë komunikimin duke mos komentuar.

Në anën tjetër, Dr. Saraqi-Govori në fillim të bisedës me Insajderin kishte thënë që nuk i ka përdorur produktet e Revolax, por vetëm po mban trajnime.

E konfrontuar me fotografi ku në trajnime shihen të njëjtat produkte, sikurse ato të bashkëshorti të saj që u kap me kontrabandë, ajo pastaj është arsyetuar që “krejt Kosova punon me to, pasi që janë produktet më të mira në treg”

Gruaja mban trajnime për bottox, burri kapet duke kontrabanduar të njëjtin mall e firmë - Insajderi - image 78

Ajo ka sqaruar se kohë më parë, sipas saj, ishte në vizitë tek ta edhe Dogana e Kosovës, dhe sipas saj, i gjeti krejt në rregull.

“Edhe qysh ta përmenda edhe ma herët Dogana na ka vizitu edhe ja kemi prezantu dokumentët e faturat e blerjes te cilat i kemi pas komplet në rregull. Fillerat qe po i përmend ti nuk kanë te bëjnë me kliniken tone e as nuk ka qene ne objekt te klinikes Dita Dental”, ka thënë  një menaxher i Klinikës.

Dr. Saraqi- Govori përmes menaxherit të klinikës ka thënë që posedon edhe licencës për të mbajtur trajnime për aplikim të bottoxit, por e njëjta licencë nuk i është prezantuar Gazetës Insajderi.

Në një raportim të vitit 2021, me titull “Vazhdon “mjeshtëria” në klinikat estetike të Kosovës, doktorët po injektojnë produkte të paautorizuara”, Dr. Govori-Saraqi atëherë kishte thënë se ky produkt (bottox: Revolax) i paautorizuar po qarkullon në tregun e Kosovës dhe po përdoret në klinikat estetike.

Ajo pati thënë se janë dy lloje të këtij filleri dhe se ka pasur raste kur në klinikën e saj kanë shkuar me fillerin i cili nuk është i autorizuar për përdorim në BE dhe ajo ka refuzuar një gjë të tillë.

Madje, ajo pati këshilluar shitësit, në vitin 2021, që të mos sjellë produkte të tilla të paautorizuara në Kosovë.

“Ka dy lloje të fillerëve REVOLAX, ai që është i autorizuar nga Bashkimi Evropian dhe ai që nuk është, Filleri i cili është i autorizuar nga BE, ka mbrapa markën CE, ndërsa tjetri nuk e ka dhe shkruan qartë ‘nuk është për shitje në BE’, siç edhe shihet në foton të cilën e kam bashkëngjitur këtu”, pati thënë Dr. Saraqi-Govori, bashkëshorti i së cilës ditë më parë u kap me kontrabandë të po këtij produkti.

Muaj më parë Gazeta Insajderi raportoi gjerësisht edhe për rastin e një shtetasi turk që u kap nga organet e rendit, në një hetim që ishte e përfshirë edhe AKI-ja,  ku atij i është gjetur një sasi e botoksit që në total kap vlerën e 150 mijë eurove.

Ky rast zbulonte masivitetin e këtij fenomeni, të bottoxit, si dhe përfitimet që vijnë nga tregu i zi e që vetëm me një operacion të kapej një sasi kaq e konsiderueshme.

JU REKOMANDOJMË

“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit
Lajme

“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

11/09/2025 - 21:24
Politologu mitrovicas Egzon Osmanaj mbështet kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës: Prej personave më të ndershëm në politikë, përkushtimi i tij për Mitrovicën është i pashoq
Lajme

Politologu mitrovicas Egzon Osmanaj mbështet kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës: Prej personave më të ndershëm në politikë, përkushtimi i tij për Mitrovicën është i pashoq

11/09/2025 - 21:06
Pozhari takon Elshanin: 20 vite pas, ky emblemë e sigurisë në veri, unë prapë në rolin tim
Lajme

Pozhari takon Elshanin: 20 vite pas, ky emblemë e sigurisë në veri, unë prapë në rolin tim

11/09/2025 - 21:00
Bajqinovci e quan Lajçakun manipulues: Sjelljet e tij po e dëmtojnë procesin e dialogut
Lajme

Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

11/09/2025 - 20:48
Takimet e sotme në Bruksel, Petkoviq: Serbia insistoi për formimin e Asociacionit, Kosova pa përgjigje për draftin evropian
Kryesore

Takimet e sotme në Bruksel, Petkoviq: Serbia insistoi për formimin e Asociacionit, Kosova pa përgjigje për draftin evropian

11/09/2025 - 20:39
Prokuroria Speciale s’ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Radomir Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës
Lajme

Prokuroria Speciale s’ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Radomir Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës

11/09/2025 - 20:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë