Një grua nga Gjakova është shpallur person i zhdukur pas largimit të saj të mërkurën mbrëma nga banesa, ndërsa familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 28 maj 2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, M.K. 43 vjeçar ka raportuar në Polici zhdukjen e bashkëshortes së tij, Saranda Kovaqi, 42 vjeçare.
Sipas deklaratës së tij, gruaja kishte dalë nga shtëpia me qëllim për të shkuar në një dyqan, por nuk është kthyer më, dhe as nuk është kontaktuar nga asnjë kanal.
Ai ka thënë se kjo është hera e parë që bashkëshortja largohet në këtë mënyrë dhe se ka bërë përpjekje për ta gjetur duke kontaktuar me familjarët dhe vendin e saj të punës, por pa ndonjë rezultat.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti si “Person i zhdukur”.