Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda i kundëpërgjigjet Muratit: Mandati i deputetit fillon me certifikim, jo me përfundim të Kuvendit

18/07/2025 - 14:33
në Lajme
A A
Gruda i kundëpërgjigjet Muratit: Mandati i deputetit fillon me certifikim, jo me përfundim të Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Perparim Gruda, i është përgjigjur ministrit në dorëheqje dhe deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, duke kundërshtuar interpretimin e tij mbi fillimin e mandatit të deputetit sipas Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese.

Gruda thekson se mandati i deputetit fillon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe jo me përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit, siç pretendon Murati, transmeton lajmi.net

Në postimin e tij, Gruda sqaron se deputetët tashmë janë duke ushtruar pjesërisht funksionet e tyre, edhe pse Kuvendi ende nuk është konstituar plotësisht, dhe se ata kanë të drejtë të ndërmarrin veprime ligjore dhe parlamentare që nuk kërkojnë votim në seancën plenare.

Ai e akuzon Muratin për keqinterpretim të qartë të Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se kjo përbën një gabim që cenon funksionimin normal të institucioneve.

“Deputeti Murati ngatërron konceptet: fillimi i mandatit, ushtrimi i pjesshëm i funksioneve, dhe ushtrimi i plotë të funksioneve parlamentare. Ky ngatërrim çon në një interpretim të gabuar të Kushtetutës dhe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese,” shkruan Gruda.

Postimi i plotë:

Deputeti Hekuran Murati paska thënë se, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, deputetët e kësaj legjislature ende nuk janë ngarkuar zyrtarisht me funksionin e deputetit. Prandaj, sipas tij, ministrat që janë zgjedhur deputetë mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre të dyfishtë, si ministra dhe si deputetë, derisa të konstituohet Kuvendi.
Ky interpretim i aktgjykimit është krejtësisht i pasaktë për arsyet në vijim:

  1. Neni 70, paragrafi 2 i Kushtetutës përcakton se: “Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes”. Paragrafi vijues i këtij neni, paragrafi 3, përcakton: “Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: (1) nuk bën betimin (…)”. Pra, mosdhënia e betimit mund të jetë shkak për të humbur mandatin, por ai nuk fillon me betim, por me certifikim. Fakti se Kushtetuta thotë se mandati humbet ose bëhet i pavlefshëm nëse nuk bëhet betimi, do të thotë që ai tashmë ka filluar.

  2. Gjykata Kushtetuese, në paragrafin 138, po e sqaron qartë Kushtetutën, por nuk po thotë atë që deputeti Murati mendon se po thotë. Ajo përcaktonj: “(…) ky mandat nuk mund të ushtrohet në mënyrë të plotë pa përmbushjen e kërkesave të paragrafit 3 të po këtij neni, veçanërisht pa dhënien e betimit, i cili është pjesë përbërëse e procesit konstituiv dhe që, po ashtu, realizohet në Seancën Konstituive”. Pra, Gjykata po thotë “nuk mund të ushtrohet në mënyrë të PLOTË”. E saktë – pa u konstituar Kuvendi, deputeti nuk mund të votojë ligje, nuk mund të bëjë pyetje parlamentare dhe shumë funksione të tjera. Por mund të kryejë disa funksione edhe pa u konstituar Kuvendi në tërësi, p.sh. të dërgojë kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, sikurse kanë bërë deputetë të AAK-së dhe të tjerë që kanë dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese mbi bazën e së cilës është nxjerrë ky aktgjykim. Nëse nuk do të ishin deputetë, nuk do të pranohej kërkesa për shqyrtim fare nga Gjykata.

  3. Ka dallim thelbësor midis fillimit të ushtrimit të mandatit dhe ushtrimit të plotë të funksionit. Momentalisht, deputetët janë duke ushtruar vetëm një pjesë të funksioneve të tyre sepse Kuvendi nuk është konstituar ende, por ata janë deputetë, sepse ndryshe as nuk do të kishin mundur të hynin në sallën e Kuvendit.
    Deputeti Murati ngatërron konceptet:

  • fillimi i mandatit,

  • ushtrimi i pjesshëm i funksioneve, dhe

  • ushtrimi i plotë i funksioneve parlamentare.
    Ky ngatërrim çon në një interpretim të gabuar të Kushtetutës dhe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese./lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

SBASHK nuk i përjashton protestat e grevat
Lajme

SBASHK nuk i përjashton protestat e grevat

18/07/2025 - 16:19
Organizatat e dala nga lufta kërkojnë konstituim të kuvendit: Nëse s’ka reflektim nga partitë politike, s’do do të qëndrojmë duarkryq
Lajme

Organizatat e dala nga lufta kërkojnë konstituim të kuvendit: Nëse s’ka reflektim nga partitë politike, s’do do të qëndrojmë duarkryq

18/07/2025 - 16:08
EKSKLUZIVE: Ky është eprori i Policisë së Kosovës që u arrestua në kufi me Serbinë, dyshohet se bartte sekrete nga Kosova tek BIA
Lajme

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për policin e dyshuar për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

18/07/2025 - 16:06
Të “turpshme” dhe “ të papranueshme” e quan Gruda konferencën e VV-së për rastin Dehari
Lajme

Gruda e “çmonton” interpretimin e Muratit: Po e ngatërron fillimin e mandatit me ushtrimi e plotë të funksioneve parlamentare

18/07/2025 - 15:42
Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Hasani: Kushtetuesja duhet të tregojë pasojat e moskonstituimit të Kuvendit, përfshirë decertifikimin

18/07/2025 - 15:25
SBASHK kër’kon krijimin e institucioneve, në shtator mund të ketë tel’ashe
Lajme

SBASHK kër’kon krijimin e institucioneve, në shtator mund të ketë tel’ashe

18/07/2025 - 15:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “Jevtiqit iu gjetën edhe dokumente të Serbisë dhe Rusisë…”, thotë eksperti Musliu

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë