Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda: Kërkojmë që procesin në Hagë të kthehet në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm

11/02/2026 - 17:00
në Lajme
A A
Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se në seancën e radhës pas konstiutimit te Kuvendit do të kërkojnë që të votohet rezoluta për procesin në Hagë.

“Ka momente kur politika hesht dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momente.

Dua t’ju njoftoj që në seancën e parë të Kuvendit, së bashku me marrëveshjet ndërkombëtare, ne do të kërkojmë që të miratohet edhe rezoluta e përgatitur nga ekspertët e pavarur për procesin në Hagë”, tha Çitaku.

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, i cili prezantoi këtë rezolutë tha se kërkojnë që procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ta kthejnë në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhe standardeve të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës.

“Rezoluta në vend të parë kërkon nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ta kthejnë në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhe standardeve të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut dhe praktikën ose jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe Drejtat e Njeriut. E dyta, rezoluta po ashtu kërkon që Ombudspersoni ose Avokati i Popullit që ndodhet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të luajë rolin e vet, të cilin mendojmë që e ka kaluar në heshtje deri tani, për të adresuar të gjitha shkeljet që kanë ndodhur gjatë procesit të gjykimit të krerëve të UÇK-së. Po ashtu pikë tjetër e kësaj rezolute, të cilën dua ta ndaj me ju, është kërkesa nga vendet financuese të Gjykatës Speciale që të sigurohen që financimi i tyre bëhet ndaj një organi që zbaton standardet evropiane për gjykim të drejtë. Pra të kërkojnë llogari nga Dhomat e Specializuara dhe të kërkojnë përgjegjësi që procesi të mbetet i drejtë dhe i pavarur, ashtu siç është procesi gjyqësor në çdo vend që është financues i Gjykatës Speciale”, tha ai.

Ai përmendi dhe pikën e tretë të rezolutës.

“Pika e pestë, rezoluta inkurajon të gjitha organizatat ndërkombëtare që operojnë në nivel të Bashkimit Evropian dhe përtej, që të marrin pjesë aktivisht në monitorimin e procesit gjyqësor në Hagë. Pika tjetër është konfirmimi i zotimit dhe përkushtimit të institucioneve të Kosovës që me çdo mekanizëm, përfshirë financimin e duhur, të mbrojë luftën e drejtë e çlirimtare të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
11/02/2026 - 17:49

Është votuar formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Nga VV-ja anëtar është deputeti Adnan Rrustemi, Përparim Gruda nga PDK, nga LDK...

Më shumëDetails

“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani

“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
11/02/2026 - 17:43

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, janë pritur sot në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për...

Më shumëDetails

Veton Berisha thotë se ka me qenë pjesë e kabinetit qeveritar

Kurtit po i ecën afati – Berisha thotë se s’ka vija të kuqe për askënd, ka vetëm një kërkesë
11/02/2026 - 17:36

Veton Berisha pret se do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti 3, por megjithatë thotë se nuk kanë diskutuar detaje, por shton se do të...

Më shumëDetails

Kurti: Do të synojmë që të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit, e më pas në formimin e Qeverisë

“Ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill”, Kurti thotë se s’është mençuri të bëhen dy palë zgjedhje
11/02/2026 - 17:31

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur tek Kuvendi i Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Ai është deklaruar shkurt para gazetarëve,...

Më shumëDetails

Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër: Nënkryetarin e Listës Srpska do ta votoj, jam institucionalist

Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër: Nënkryetarin e Listës Srpska do ta votoj, jam institucionalist
11/02/2026 - 17:13

Deputeti i zgjedhur, Nenad Rashiq, tha se beson se sërish do të propozohet ministër për Komunitete dhe Kthim sikurse ishte propozuar në dy tentativat e shkuara të Vetëvendosjes...

Më shumëDetails

AAK mblidhet para seancës, Besnik Tahiri Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, urohet nga kolegët e tij

AAK mblidhet para seancës, Besnik Tahiri Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, urohet nga kolegët e tij
11/02/2026 - 17:07

Besnik Tahiri Shef i Grupit Parlamentar të AAK’së, urohet nga kolegët e tij Besnik Tahiri do të jetë shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ky është emri që LVV pritet ta kandidojë sot për kryetar të Kuvendit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Petkoviq: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë