Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grushta, sprej – sulm ndaj policëve në Ferizaj, arrestohen dy persona

26/10/2025 - 18:37
në Lajme
A A
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident i rëndë është regjistruar pas mesnate në qytetin e Ferizajt, ku dy persona kanë përfunduar në pranga pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas orës 00:30, në rrugën “Sadik Tafarshiku”, te lokali “Puerto Rico”, pas disa ankesave të përsëritura për muzikë me zë të lartë.

Sipas informacioneve të besueshme, patrulla policore pas arritjes në vendin e ngjarjes kishte tentuar të gjobiste përgjegjësit e lokalit për prishje të rendit dhe qetësisë publike, por këta kishin refuzuar urdhrat ligjorë të policisë.

Në ato momente, një turmë personash ishte grumbulluar rreth veturës zyrtare, duke penguar policët në kryerjen e detyrave. Për shkak të situatës së tensionuar, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin sprej për shpërndarjen e turmës, pasi ishte rrezikuar siguria e tyre.

Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari Hafir Gashi ka sulmuar me grusht në gjoks policin, ndërsa një grua, ende e paidentifikuar, ka goditur me grusht në kokë policin tjetër.

Të dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor për lëndime të lehta.

Nga incidenti, edhe policët kanë pranuar tretman mjekësor për irritime si pasojë e përdorimit të sprejit.

Përveç Gashit, policia ka arrestuar edhe Salih Berishën, i cili dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit lokal dhe ata rajonal, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

JU REKOMANDOJMË

Matoshi: Shteti i Kosovës po funksionon, Kurti gjithmonë ka qenë kundër kësaj Republike
Kryesore

Matoshi: Shteti i Kosovës po funksionon, Kurti gjithmonë ka qenë kundër kësaj Republike

26/10/2025 - 21:27
Buzhala për Kurtin: Në mëngjes, deri në moment të fundit, ka pi kafe e negocu me Limajn, tash i thonë kriminel
Kryesore

Buzhala për Kurtin: Në mëngjes, deri në moment të fundit, ka pi kafe e negocu me Limajn, tash i thonë kriminel

26/10/2025 - 21:21
Aktori mbështet propozimin e Fatmir Spahiut ministër: Sakrificë e madhe, e çmoj edhe guximin e Kurtit
Kryesore

Aktori mbështet propozimin e Fatmir Spahiut ministër: Sakrificë e madhe, e çmoj edhe guximin e Kurtit

26/10/2025 - 21:12
Behrami ironizon pas deklaratave të Zelenskit: Behu gati për Hagë, është bërë epiqendër e çlirimtarëve
Kryesore

Behrami: Albin Kurti sot u dorëzua – Dielli po lind përsëri

26/10/2025 - 20:25
Nagavci: Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët ndërkombëtar
Kryesore

Nagavci e vazhdon propagandën: U bënë bashkë të gjithë me Srpska Lista-n për pamundësuar Kurtin 3

26/10/2025 - 20:15
Kurti propozoi “20 ministra”, Kryeziu: Keqpërdorim i pushtetit dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve
Kryesore

Kurti propozoi “20 ministra”, Kryeziu: Keqpërdorim i pushtetit dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve

26/10/2025 - 20:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Raportohet se kryesia e LVV-së po mban takim në selinë qendrore

    Raportohet se kryesia e LVV-së po mban takim në selinë qendrore

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nuha Osmanit që i tha rrenc Armend Zemajt policia i shqiptoi tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Videoja e plotë e incidentit: Përleshja mes Zemajt dhe një qytetari gjatë intervistës me gazetarin Astrit Gashi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kurti dështoi në formimin e Qeverisë: Këta janë deputetët që abstenuan

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Cakolli: I njëjti kandidat mund të mandatohet sërish, nëse të tjerët refuzojnë, më 30 nëntor, 7 apo 14 dhjetor mund të jenë zgjedhjet e reja

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë