Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ky i fundit aludoi për rolin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke dhënë instruksione politike në dëm të shtetit të Kosovës.
Gucati e në emisionin “Kosova Live” e cilësoi deklaratën si një nga më të poshtrat të dhëna ndonjëherë nga një kryeministër në detyrë dhe theksoi se ajo nuk i ka hije një udhëheqësi shteti, sidomos në një moment kaq të ndjeshëm kur pritet vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
“Në vend se t’u qëndrojë pranë në këto momente të vështira, ai po i godet. Nuk kam asgjë personale me Kurti , por ka frikë nga ata, i tutet konkurrencës. I ka fobi ata njerëz, edhe në andërr i sheh,” u shpreh Gucati.