Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Guvernatori Ismaili takoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier

29/01/2024 - 14:42
në Ekonomi, Lajme
A A
Guvernatori Ismaili takoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori, Dardan Fusha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier të cilët i njoftoi me zhvillimet kryesore në sistemin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, aktivitetet që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë dhe integritetin e sistemit financiar, zbatimin e objektivave dhe Planin e ri Strategjik 2024-2028 të BQK-së.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili ka sqaruar aspektet kryesore që trajton Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme dhe efektet e saj, duke argumentuar dhe sqaruar pozicionin e saj.

Avancimi i kornizës rregullative për luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara dhefurnizimit të rregulluar e transparent të ekonomisë me para të gatshme, që kontribuojnë në ruajtjen dhe rritjen e integritetit të sistemit financiar dhe vet valutës Euro, ishin ndër temat kryesore të këtij takimi informues.

Guvernatori Ismaili ka përmendur edhe ndryshimet tjera legjislative të miratuara nga BQK-ja bazuar në planin e saj, që së bashku me këtë Rregullore kanë për synim adaptimin e praktikave më të mira që lidhen me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar në përgjithësi.

Në linjë me këto ndryshime, u potencua nevoja që të ketë një komunikim sa më efektiv dhe të fokusuar lidhur me ndikimet e mundshme dhe kufizimet e kësaj Rregulloreje, si dhe mundësitë ekzistuese ligjore për qasje në shërbime të sigurta financiare.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë ekzistuese, alternativat dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshme financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Guvernatori i BQK-së e njoftoi secifikisht se vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore.

Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

Për më tepër, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore.

Pra, të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet. Ndërsa ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Guvernatori Ismaili, theksoi se bashkëpunimi dhe njohja e partneritetit dhe mbështetjes së vendeve partnere, të kryesuar nga SHBA-ja, së bashku me shtetet e tjera mike dhe institucionet financiare ndërkombëtare, qëndron në themelet e BQK-së, si institucion i pavarur kushtetues që duhet të respektohet nga të gjitha palët për të arritur objektivat e saj ligjore.

BQK-ja mbetet e vendosur për avancimin e kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe se mbetet e përkushtuar që të vazhdojë me aktivitete informuese dhe vetëdijësuese për publikun.

JU REKOMANDOJMË

Mbi çati e në gypa ujësjellësi, azbesti rrezikon qytetarët e Kosovës
Lajme

Mbi çati e në gypa ujësjellësi, azbesti rrezikon qytetarët e Kosovës

12/07/2025 - 12:53
Deliu akuza Kurtit e VV-së: Pen’gmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë
Lajme

Deliu akuza Kurtit e VV-së: Pen’gmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë

12/07/2025 - 12:50
Isa Mustafa: Për katër vite Osmani e Kurti flasin vetëm për lu’ftë – Presidentja duhet t’u tregojë qytetarëve se çfarë konf’likti u parandalua
Lajme

Isa Mustafa: Për katër vite Osmani e Kurti flasin vetëm për lu’ftë – Presidentja duhet t’u tregojë qytetarëve se çfarë konf’likti u parandalua

12/07/2025 - 12:25
Përfundon prot’esta paqësore për Agon Zejnullahun
Lajme

Përfundon prot’esta paqësore për Agon Zejnullahun

12/07/2025 - 12:10
Vëllai i Agon Zejnullahut: Duam drejtësi, kërkojmë hetim të plotë dhe transparent e jo heshtje institucionale
Lajme

Vëllai i Agon Zejnullahut: Duam drejtësi, kërkojmë hetim të plotë dhe transparent e jo heshtje institucionale

12/07/2025 - 12:02
Bllo’kada politike e rrezikon buxhetin për 2026-ën, harrohet rishikimi i atij të vitit 2025
Lajme

Bllo’kada politike e rrezikon buxhetin për 2026-ën, harrohet rishikimi i atij të vitit 2025

12/07/2025 - 11:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë