Donika Gërvalla së bashku me deputetë e anëtarë të Listes “Guxo”, kanë bërë homazhe tek varri i ish presidentit Ibrahim Rugova, në 112 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Gërvalla në ditën e Flamurit, ka thënë se përulen me respekt të thellë para figurës së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, një nga udhëheqësit më të shquar të kombit shqiptar.
“Liri, Pavarësi, Demokraci” – këto parime madhështore, të cilat ai i mishëroi me tërë qenien e tij, mbeten të pavdekshme dhe një burim frymëzimi për të sotmen dhe të ardhmen. Republika e Kosovës, ky atdhe i shenjtë, ku të gjithë qytetarët e tij më në fund jetojnë dhe marrin frymë të lirë, nuk mund të kuptohet pa vizionin dhe trashëgiminë e tij të ndritur. Në këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët anembanë botës, përkujtojmë Presidentin Rugova me krenari dhe mirënjohje të përjetshme”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.