Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

GUXO në Ferizaj shuan aktivitetin për zgjedhje, Meta: Edhe në diasporë ka pakënaqësi me Gërvallen e Pecin

10/12/2024 - 16:06
në Lajme
A A
Deputeti i GUXO: Deklaratat e Gërvallës për presidentin Trump dhe Grenellin, të papjekura e të panevojshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Meta, i cili edhe drejton Degën e GUXO në Ferizaj, ka marrë vendim që Dega me të cilën udhëheq të shuaj aktivitetin e saj lidhur me zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, duke mos i përkrahur kështu dy krerët e partisë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.

Në një bisedë të shkurtër për Gazetën Express, Meta ka thënë se kjo nuk nënkupton largimin e tij nga GUXO dhe se vendimi i Degës për të mos përkrahur Pecin dhe Gërvallën në zgjedhjet nacionale vjen si rezultat i veprimeve të këqija, që sipas Metës, kanë bërë dy bashkëkryetarët.

“Nuk është fundi i angazhimit tim në GUXO, unë jam GUXO. Por nuk e kanë përkrahjen si rezultat i veprimeve të këqija të dy bashkëkryetarëve për këto zgjedhje, ka thënë Burim Meta për Express.

Ai ka thënë se struktura është e pakënaqur për mënyrën se si po drejtohet partia, por shton që disa kanë guxim të shprehin qëndrimet publikisht, e dikush nënshtrohet më lehtë.

“Jo, jo. Ne struktura po qëndrojmë dhe s’jemi asnjëri të kënaqur me ta, dikush është më i guximshëm po e thotë e dikush i palohet më lehtë atyre”, ka shtuar tutje kreu i Degës së GUXO në Ferizaj.

Meta thotë se ka edhe nga diaspora të pakënaqur me punën e drejtuesve të partisë.

“Ka edhe nga diaspora reagime që janë të pakënaqur me këta dy bashkëkryetar”, ka shtuar tutje ai.

Në fund të bisedës, Meta ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në GUXO edhe kur Peci e Gërvalla s’do të jenë më në parti.

“Unë do të jem GUXO edhe kur dy bashkëkryetarët s’do të jenë më në GUXO”, ka përfunduar Burim Meta.

Në njoftimin e bërë nga Dega e Ferizajt është bërë e ditur që s’do të ketë aktivitet për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

“Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik”, thuhet në njoftimin e Degës.

JU REKOMANDOJMË

Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër…
Kryesore

Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër…

09/07/2025 - 00:13
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm
Kryesore

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

08/07/2025 - 23:21
Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë
Lajme

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë

08/07/2025 - 22:55
Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?
Kryesore

Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

08/07/2025 - 22:42
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vde’kjen
Lajme

“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vde’kjen

08/07/2025 - 22:15
Burim Berisha pas 25 vitesh nuk kandidon për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani zyrtarizohet në vend të tij
Lajme

Burim Berisha pas 25 vitesh nuk kandidon për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani zyrtarizohet në vend të tij

08/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë