Zgjedhjet e 12 tetorit kanë treguar se në komuna të caktuara disa kandidat i hyn garës për pjesëmarrje, rast i tillë duket të jetë i kandidati për kryetar nga “Guxo” në Deçan Shefqet Tolaj.
Derisa janë numëruar 15.253 vota ne komunën e Deçanit kandidatit nga Guxo për kryetar rezulton se ka arritur t’i grumbulloj vetëm 36 vota, që i bie në total 0.24% e deçanasëve i’a besuan atij votën për ta bërë kryetar, shkruan Veriu.info
Derisa zgjedhjet për të parin e Deçanit janë mbyllur qysh në raundin e parë ku kryetari aktual Ramosaj ka fituar bindshëm, duke siguruar 51.57% të votave të qytetarëve që i’a besuan edhe një mandat kryetarit nga radhët e AAK-së, edhe pse kishte shumë bujë mediatike kandidimi i Natyra Kuçit nga PSD, por që po e njejta doli të rënditet vetëm e treta në këtë garë.