Partia “Guxo” po vazhdon zgjerimin nëpër qytetet e Kosovës, duke zgjedhur strukturat e degëve.
Sot, kjo parti ka zgjedhur kryetar të degës në Suharekë, Astrit Sahitajn, raporton Veriu info.
Të pranishëm në këtë proces zgjedhor ishin bashkëkryetari i “Guxo”, Faton Peci dhe deputetja Jeta Statovci.
“Urime Astrit Sahitaj, Kryetari i Degës së Guxo në Suharekë”, ka shkruar deputetja Jeta Statovci.