Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hadërgjonaj para finales së “play-offit”: Turqia është shtëpia ime, ëndrra jonë është kualifikimi

28/03/2026 - 19:27
në Sport
A A
Hadërgjonaj para finales së “play-offit”: Turqia është shtëpia ime, ëndrra jonë është kualifikimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat turke, para ndeshjes së madhe të Kosovës ndaj Turqisë.

Hadërgjonaj, i cili luan në pozitën e krahut të djathtë të mbrojtjes, aktivizohet tek Alanyaspori në Turqi.

Ai ka thënë se Turqia tashmë është shtëpia e tij e dytë, pasi ka luajtur për disa vite aty.

“Kam luajtur në Turqi për 6 vite. Ky vend është si shtëpi për mua tani. Të dy fëmijët e mi kanë lindur këtë. Por në fund të ditës, ëndrra ime është të kualifikohem për Botëror me kombëtaren e Kosovës”, u shpreh Hadërgjonaj për “A Spor”.

Tutje, 2-shi i Kosovës e komentoi edhe rëndësinë e ndeshjes ndaj Turqisë për Kosovën.

“Është një ndeshje e madhe për ne. Mund të jetë një nga ndeshjet më të mëdha të karrierës sonë në futboll. Të kemi mundësinë të luajmë në këtë finale është një ëndërr për ne. Kemi punuar shumë fort për të arritur në këtë nivel. Tani po përballemi me Turqinë dhe jemi shumë të emocionuar. Njerëzit në Kosovë dhe në mbarë botën po i numërojnë ditët për ta parë këtë finale”, tha ai tutje në intervistën e tij për “A Spor”.

Ai pati edhe disa fjalë për grupin, në të cilin Kosova përfundoi e dyta në kualifikimet e rregullta për Botërorin 2026.

“Sipas mendimit tim, nuk ishim favoritë në grup. Zvicra, Suedia dhe Sllovenia ishin skuadra më me përvojë në nivel kombëtar. Shumë njerëz nuk prisnin asgjë nga ne, por ne besuam në vetvete që nga fillimi. Bëmë një punë shumë të mirë si ekip. Mendojmë se e merituam të jemi në finale”, shtoi ai.

Gjasat në finale për Hadërgjonajn janë 50-50, teksa ai emëroi rrezikun kryesor nga Turqia.

“Është e vështirë të zgjedhësh lojtarin më të rrezikshëm te kombëtarja e Turqisë. Arda Güler, Hakan Çalhanoğlu dhe Kenan Yıldız… të gjithë janë lojtarë me cilësi shumë të lartë. Megjithatë, kjo nuk bën diferencë për ne. Jemi në finale dhe finalet janë 50/50. Avantazhi ynë është që do të luajmë në shtëpi. Edhe pse atmosfera këtu nuk do të jetë si në Turqi, besojmë se do të jetë e ngjashme”, e mbylli ai.

Ndeshja finale e “play-offit” të Botërorit, Kosovë – Turqi luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45. Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Kampionatin Botëror të vitit 2026, që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

JU REKOMANDOJMË

Michael Oliver do të drejtojë finalen mes Kosovës dhe Turqisë

Michael Oliver do të drejtojë finalen mes Kosovës dhe Turqisë
28/03/2026 - 20:26

Kosova e Turqia përballen të martën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të përcaktuar se cila prej tyre do të kualifikohet në Botërorin që në...

Më shumëDetails

Hakan Sukur me fjalë të mëdha për Kosovën para ndeshjes kundër Turqisë

Hakan Sukur me fjalë të mëdha për Kosovën para ndeshjes kundër Turqisë
28/03/2026 - 18:40

Të gjithë e njohim futbollistin legjendar, Hakan Sukur. Ylli i Galatasarayt dhe Kombëtares së Turqisë, shihej si një nga lojtarët më të mirë të tyre ku po ashtu...

Më shumëDetails

Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!
28/03/2026 - 16:22

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Indeksonline rreth ndeshjes historike Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë dhe për spekulimet që qarkullojnë në...

Më shumëDetails

Kosova vazhdon përgatitjet për finalen me Turqinë

Kosova vazhdon përgatitjet për finalen me Turqinë
28/03/2026 - 15:07

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet intensive për finalen e madhe të “play-off”-it për Botërorin 2026 ndaj Turqisë, një përballje historike që do të zhvillohet të martën dhe...

Më shumëDetails

28/03/2026 - 14:30

Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Hoffenheim, është një nga sulmuesit që është lidhur me Barcelona gjatë muajve të fundit, dhe agjenti i tij, Ayman Dahmani, ka konfirmuar kontaktet...

Më shumëDetails

Arrestohet ”mbreti” i golfit, u përfshi në një aksident duke qenë në ndikim të alkoolit

Arrestohet ”mbreti” i golfit, u përfshi në një aksident duke qenë në ndikim të alkoolit
28/03/2026 - 13:32

Superylli i golfit, Tiger Woods, u përfshi në një aksident me makinë që u përmbys në Florida, të premten. Pas aksidentit, Woods u arrestua me dyshimin për drejtim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë