Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hajdari: Synojmë ta fuqizojmë sektorin privat duke rritur prezencën e produkteve në tregjet ndërkombëtare

21/10/2024 - 11:40
në Kryesore, Lajme
A A
Hajdari: Synojmë ta fuqizojmë sektorin privat duke rritur prezencën e produkteve në tregjet ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mbajtur konferencë për Ditën Botërore të Standardeve. Me këtë rast ministrja, Rozeta Hajdari tha se standardizimi është mjet thelbësor për një të ardhme të qëndrueshme. Ajo shtoi se me këtë qasje synojnë ta fuqizojnë sektorin privat duke rritur prezencën produktet nga Kosova në tregjet ndërkombëtare.

“Kjo ditë shënohet që nga 14 tetor i vitit 1970 për të theksuar rëndësinë e standardit jetësore. Standardizimi nuk është vetëm proces teknik, por mjet thelbësor dhe luan një rol të rëndësishëm dhe përparimin në zhvillimin e qëndrueshëm. Nga standardet mjedisore deri te standardet e cilësisë kuptojmë që këto standarde ndikojnë në një të ardhme më të mirë. Për këtë vit kemi lansuar edhe aplikacionin e standardeve ndërkombëtare”.

“Përmes strategjisë ne synojmë të transformojmë ekonominë tonë. Është një hap përfundimtarë drejtë një ekonomie të qëndrueshme, adaptimi i euro kodeve përfaqëson një tjetër aktivitet për vendin tonë. Përmirësimi i infrastrukturës kërkon standarde të larta që sigurojnë që këto standarde të respektohet. Me këtë qasje synojmë të fuqizojmë sektorin privat duke rritur produktet në tregjet ndërkombëtare. Ne presim që sektori privat dhe shoqëria të ndërtojë një ekonomi më të fortë për të ardhme të qëndrueshëm. Dhe për këtë na duhet edhe mbështetje e nivelit qendror, le të angazhohemi të provojmë standardet në një ambient më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, ka thënë Hajdari.

Drejtoresha e Agjencisë Kosovare e Standardizimit, Qefseri Ajeti ka theksuar se standardizimi e transformoi historinë e njerëzimit, si neovjë për një sistem të unifikuar global, qëllimi i së cilit është lehtësimi i shkëmbimit të produkteve në mbarë botën.

“Standardizimi është një ngjarje transformuese në historinë e njerëzimit, ngjarje e cila ka origjinën nga nevoja për një sistem të unifikuar global, qëllimi i së cilit është lehtësimi i shkëmbimit të produkteve dhe shërbimeve në mbarë botën. Standardet ndërkombëtare i konformitetit këtë viti fokusohet ne rëndësinë për mbështetje të teknologjive të përgjithshme të inovacionit. Qëllimi dhe avantazhet e standardizimit janë cilësia e produkteve, standardet sigurojnë cilësi të lartë dhe konsistencë në prodhim. Kjo rrit besimin e konsumatorëve dhe reputacionin e bizneseve.

Butrinr Batalli nga Këshilli Profesional i Standardizimit, tha se standardet shtojnë cilësinë e qëndrueshmërinë dhe kanë rëndësi të madhe në tregjet ndërkombëtare duke krijuar mundësi të inovacionit, raporton EO.

“Rritja e vetëdijes është jetike për zbatimin dhe kuptimin e rëndësisë sepse është domosdoshme për vendin tonë. Standardet shtojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë dhe kanë rëndësi të madhe ndaj tregjet ndërkombëtare duke krijuar mundësi të inovacionit”.

“Është ndërlidhur një prej 17 objektivave që kanë të bëjnë me industrinë, inovacionin dhe infrastrukturës. Jemi duke jetuar në botën e teknologjike, andaj kohëve të fundit është bërë një unifikim në objektivave qëndrueshëm, pra promovimi i paqes mirëqenies për njerëzimin dhe planetin tonë. Dhe pikërisht standarde ndihmojnë në procesin e unifikimit duke krijuar siguri”, ka thënë Batalli.

Valbonë Dushi nga Departamenti i Industrisë, ka potencuar se për të pasur produkte të sigurta, Kosova duhet të ketë produkte me standarde ndërkombëtare.

“Nëse duam të kemi produkte të sigurta dhe ta zhvillojmë industrinë dhe të kemi qëndrueshme duhet të kemi produkte me standarde në bazë të rregulloreve të standardeve ndërkombëtare. Kjo me qëllim që në fund të kemi produkte të sigurta që të konsumohen nga konsumatorët tanë”.

“Standardizim është e lidhur ngushtë në bazë të kësaj strategjie. Përmes kësaj donte eliminohet barrierat tarifore dhe jo tarifore që ndodhin. Sa i përket kornizës ligjore jemi duke punuar me listën e standardet”, ka deklaruar Dushi.

JU REKOMANDOJMË

“Edhe nëse ishte i dehur, nuk e justifikon dhu’nën, e aq më pak vr@sjen”: Flet vëllai i Agon Zejnullahut
Lajme

“Edhe nëse ishte i dehur, nuk e justifikon dhu’nën, e aq më pak vr@sjen”: Flet vëllai i Agon Zejnullahut

08/07/2025 - 10:23
Ironiza Berisha: ‘Pasi deputetët me muaj të tërë po tallen me popullin, sot paskan fillu të tjerët të tallen me ata’
Lajme

“Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Berisha e akuzon Kurtin për argat të Serbisë, i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit

08/07/2025 - 09:57
“Na i mori këpucët para dere” – banorët e një ndërtese në Prishtinë të shqetësuar, hajni i kalon katet një nga një dhe ikën me veturë
Lajme

“Na i mori këpucët para dere” – banorët e një ndërtese në Prishtinë të shqetësuar, hajni i kalon katet një nga një dhe ikën me veturë

08/07/2025 - 09:44
Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia” në Lipjan, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet
Kryesore

Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia” në Lipjan, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

08/07/2025 - 09:34
Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe
Lajme

Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

08/07/2025 - 09:18
“Avullohet” vetura para QKMF-së në Lipjan – Çelësat dhe dokumentet ishin brenda, pronari alarmon Policinë
Lajme

U ndal për të blerë ujë, hajni i vjen nga mbrapa dhe i grabit çantën – mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijëra euro, stoli ari dhe dokumente në Malishevë

08/07/2025 - 09:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë