Klubi i futbollit nga Mitrovica, Trepça’89 ka njoftuar sot se hajdutët kanë thyer hyrjet e Stadiumit “Riza Lushta” dhe kanë vjedhur sende me vlerë.
Kjo nuk është hera e parë që hajdutët vizitojnë klubin e futbollit mitrovicas. Sipas njoftimit hajnat janë futur tre herë brenda katër ditëve.
“Është hera e tretë brenda katër ditëve që persona të pandërgjegjshëm — kanë thyer hyrjet e Stadiumit dhe kanë grabitur gjësende të vlefshme të Klubit (Pajisje elektronike të ndryshme, makineri për rregullimin e fushës etj..)”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trepça’89 i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që ti parandalojnë sa më shpejtë këto raste.
“Kjo është edhe për arsye të kushteve shumë të dobëta të Stadiumit “Riza Lushta” ku vrimat për të hyrë në Stadium janë të panumërta.
I bëjmë thirrje Policis së Kosovës që të mirren sa më seriozishtë dhe ti ndalojnë këto raste”.













