Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Por pas përfundimit të fjalimit të saj, ishte deputeti Haki Abazi, i cili u është drejtuar deputetëve të pushtetit, të cilët i quajti hajna.
Abazi ka përmendur dhe 100 mijë euro, duke aluduar në aferen e fundit me subvencione për familjarët e deputetës së VV -së.
“Hajna, hajna. 100 mijë euro hajna”, përsëriste thirrjen Abazi drejtuar deputetëve të VV-së.
E ishte njëri nga deputetët e pranishëm, i cili tha se 100 mijë eurot tashmë i ka hangër daja.
“I ka hanger daja”, dëgjohej zëri i një deputeti i pranishëm në sallë.