Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit në Zvicër e sheh ngjarjen në kamera

04/04/2026 - 11:38
në Lajme
A A
Hajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit në Zvicër e sheh ngjarjen në kamera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i shtrenjtë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe reagimit të shpejtë të policisë, tre persona u arrestuan pak orë më vonë.

Bëhet fjalë për sallonin në Rickenbach LU, ku një Porsche 718 Spyder RS me vlerë rreth 200 mijë franga zvicerane është vjedhur nga një autogarazh që merret me shitjen e veturave luksoze.

Sipas rrëfimit të Milot Berishës 30 vjeç, bashkëpronar i autosallonit MB Carcente, gjithçka ka nisur rreth orës 01:37, kur ai ka marrë një njoftim në telefon nga sistemi i një Tesla-je që ndodhej para garazhit.

Ai ka kontrolluar pamjet “live” dhe ka vërejtur se dikush po tentonte të hapte derën e automjetit. Më pas, pasi pa edhe kamerat brenda objektit, Berisha kuptoi se persona të panjohur kishin hyrë në garazh, transmeton tutje albinfo.ch.

“Brenda po lëviznin njerëz”, ka deklaruar ai, duke shtuar se menjëherë ka lajmëruar policinë dhe është nisur drejt garazhit.

Kur arriti në vendngjarje, ai dëgjoi zhurmën karakteristike të Porsche-s së gjelbër duke u larguar. Vetura e vjedhur ishte një model i veçantë, me 500 kuaj fuqi, dhe sipas Berishës dallohej sidomos për ngjyrën e saj unike.

Tre të arrestuar: dy rusë dhe një francez

Policia e Lucernit reagoi shpejt dhe, në bashkëpunim me policinë e kantonit Aargau, arriti të arrestojë tre të dyshuar në Dintikon AG. Sipas autoriteteve zvicerane, bëhet fjalë për dy shtetas rusë dhe një francez, të moshës 18 deri 21 vjeç, të cilët nuk kanë vendbanim në Zvicër.

Prokuroria e Sursee ka nisur hetimet për rastin.

Dyshohet se synimi ishin Lamborghini-t

Sipas Berishës, hajdutët kishin hyrë nga hyrja kryesore duke thyer një xham me këmbë, dhe më pas kishin hapur portën e garazhit nga brenda, tranameton albinfo.ch

Ai dyshon se fillimisht ata synonin të vidhnin dy Lamborghini, pasi sirtarët dhe pjesët e brendshme të tyre ishin hapur, duke lënë të kuptohet se kërkonin çelësat. Por meqë zakonisht çelësat nuk ruhen në objekt, ata përfundimisht zgjodhën Porsche-n, çelësi i të cilit ndodhej aty.

Hajdutët përdorën edhe një furgon për të larguar një Tesla që bllokonte rrugën dhe më pas u larguan me Porsche-n.

Vetura u gjet, por dëmet mbeten të paqarta

Porsche u sekuestrua dhe u tërhoq nga policia, ndërsa dëmet ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Berisha ka deklaruar se fatmirësisht është i siguruar, përfshirë edhe dëmet në objekt.

“Jam thjesht i lumtur që i kapën”, ka përfunduar ai, duke shtuar se kohët e fundit janë shtuar vjedhjet e veturave luksoze në Zvicër./Albinfo.ch

JU REKOMANDOJMË

Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë
04/04/2026 - 11:52

Korab Bajgora është arrestuar mbrëmë në Pejë ku fyente vlerat e luftës dhe familjen Haradinaj. Por e kaluara e tij del të jetë goxha e zymtë. Burime të...

Më shumëDetails

Ankohet mitrovicasi: Mashtrim me çmime në QTA – në fletushkë 1.99 euro dhe në market 2.79 euro

Ankohet mitrovicasi: Mashtrim me çmime në QTA – në fletushkë 1.99 euro dhe në market 2.79 euro
04/04/2026 - 11:31

Mashtrimet me çmime nga rrjetet e marketeve për klientë raportohen vazhdimisht në media. Një qytetar ka raportuar një rast për rrjetin e marketeve QTA, duke pretenduar në QTA...

Më shumëDetails

I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi

I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi
04/04/2026 - 10:59

Oda e Avokatëve të Kosovës ia ka hequr licencën avokatit Driton Dobruna, i cili ishte dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi në...

Më shumëDetails

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?
04/04/2026 - 10:16

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Por, Bajgora del se është emër i njohur për...

Më shumëDetails

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë
04/04/2026 - 09:39

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Korab Bajgores, i cili dje kërcënoi e shau liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Në raportin 24...

Më shumëDetails

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro
04/04/2026 - 09:31

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallra të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare. Ngjarja ndodhi më 4 prill 2026, kur një autobus i linjës ndërkombëtare u ndalua për kontroll....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë