Sot në orët e pasdites ka ndodhur një grabitje jo larg Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës, ku një person është kapur në flagrancë.
Lidhur me rast, Sinjali sjell një detaj befasues nga rasti i grabitjes që ndodhi sot pasdite pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ku një person u kap në flagrancë, jo nga Policia, por nga një Prokuror i Shtetit, i cili gjendej rastësisht në vendin e ngjarjes.
Sinjalizues të Sinjalit pohojnë se grabitësi kishte tentuar të ikte me vrap, por ndërhyrja e menjëhershme e prokurorit e pengoi atë, duke e neutralizuar në vend.
Ajo që e bën rastin edhe më interesant, është fakti se i dyshuari është nga i njëjti vendbanim me prokurorin që e ndali, një koincidencë e rrallë, që e ka habitur edhe Policinë në vendngjarje.
Sipas informacioneve ekskluzive të Sinjalit, grabitësi quhet Labinot dhe vjen nga qyteti i Pejës.
Rasti tashmë është marrë për trajtim nga organet kompetente dhe ndaj të dyshuarit pritet të iniciohet procedurë penale për veprën penale “ grabitje”.