Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Hajt se ju i merrni për veti”, Kastrati tregon për reagimet e qytetarëve kur kërkonin nga një euro donacion

31/12/2021 - 17:52
në Kryesore, Lajme
A A
“Hajt se ju i merrni për veti”, Kastrati tregon për reagimet e qytetarëve kur kërkonin nga një euro donacion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Humanisti Halil Krasniqi në një rrëfim për emisionin “Frontal”, në T7 ka treguar për sfidat që kalohen deri tek sigurimi i një strehimi për familjet e varfëra në Kosovë.

Ai tha se aktualisht problemi kryesor për familjet dhe kushte të këqija për jetesë është mungesa e truallit për ndërtimin e shtëpive.

“Problemi kryesor tani është familjet që nuk kanë truall. Kjo është një prej kritereve për një familje nevojtare për strehim familja. Kemi shumë raste që nuk kanë truall.  Me banesa jemi duke u mundu me hulumtu me bë diçka, por ne si shoqatë jemi kundër banesave sociale, shkaku i integrimit. Ajo çfarë e shohim me me këto banesa është problematik. Tani e kemi ndërtuar thuajse një lagje në Mitrovicë. Nëse kjo na del atëherë ne do të vazhdojmë në bashkëpunim me Kuvende Komunale të ndërtojnë lagje”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për besueshmërinë që kanë qytetarët në këtë shoqatë humanitare. Kastrati theksoi se në fillim qytetarët e kanë pasur të vështirë të japin qoftë edhe një euro për familjet në nevojë.

Siç kujton ai, qytetarët ka ndodhur që i kanë dhënë nga një euro duke lëshuar fjalë.

“Jetimat e Ballkanit kanë lindur në një kohë kur besueshmëria e masës ka qenë shumë përtokë e zbehët. Ndoshta pa dashtë me e vënë gishtin nga askush, nga keqpërdorimet e shumta dhe unë nga përvoja dilja dyqan me dyqan me kërku nga një euro. Besomë për një euro dhe e kishte shumë problem me e bind me t’i dhënë. Edhe nëse t’i jepke me gjysmë zemër dhe e lëshojke nga një fjalë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për fjalët më të shpeshta që u thoshin atyre. “Hajt se ju për veti i keni”, Kastrati thotë se ishte fraza më e shpeshtë.

“Hajt se ju i merrni për veti, hajt se ju i keni për veti, ishin fjalët e shpeshta. Kishin frikë nëse muajin tjetër ke dal me këta pantallona ose me këtë xhaketë dhe nëse në muajin tjetër e ndërroje veshjen thoshin paske ba pare. Kjo është një aspekt”, deklaroi ai.

E tash ai tha se kjo shoqatë numëron mbi 100 mijë donator nga Kosova dhe mërgata.

“Sot ‘Jetimat e Ballkanit’ numërojnë më shumë se 100 mijë donator dhe të gjithë janë shqiptarë qoftë brenda Kosovës ashtu edhe nga mërgata jonë. Është shumë e vështirë me e kthy besimin e masës. Sot me na pa në rrugë na japin para”, deklaroi Kastrati.

Kastrati përmendi edhe një rast kur një mërgimtar e ka dhuruar banesën e vetme të tij për një familje skamnore.

“Shqiptarët kanë zemër dhe besomë që kemi raste që thonë se të vetmen banesë e kam, jetoj në Gjermani, por merri çelësat dhe gëzoje një familje”, ka thënë ai.

Kastrati ka treguar se ka pasur persona që kanë tentuar që ta ndalin punën e tyre.

“Aspekti tjetër shumë dashamirë në thonjëza u mundojshin me e bë të pamundurën për me e ndalë këtë iniciativë. Ka pasur shumë. Po flas për fillimet. Ndoshta arsyeja që diku e ke prek në atë punë qe e ka ba ose të ka pa si rival. Dikush thjeshtë nuk ka dashur me të pa në atë rrugë. Mendojshin se po bëheshim milionera brenda natës. Megjithatë sot të gjithë na duan, na nderojnë dhe na rrespektojnë”, ka thënë ai.

VIDEON e plotë e gjeni në link.

JU REKOMANDOJMË

Kurti vendos gurthemelin për Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Shtime
Lajme

Kurti vendos gurthemelin për Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Shtime

16/06/2025 - 13:46
“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira
Lajme

Rashiqi kundër Qeverisë për ‘Vidovdanin’, Mehmetaj: E pat shkarku Agim Veliun dhe prish koalicionin me LDK-në, tash?

16/06/2025 - 13:31
Rashiq: Serbia ka ‘investuar’ 500-700 milionë Euro në komunat veriore të Kosovës
Lajme

Rashiq del kundër vendimit të Gjykatës për ‘Vidovdanin’

16/06/2025 - 13:28
BBC raporton mbi gjykimet në Speciale: Pse po gjykohen udhëheqësit e UÇK-së
Lajme

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe të tjerëve

16/06/2025 - 13:12
Bashkëshortja e Arbnor Spahiut kërkon drejtësi dhe transparencë, thotë të mos politizohet rasti
Kryesore

Prindërit e Arbnor Spahiut kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët: Mos heshtin përballë kësaj padrejtësie

16/06/2025 - 12:58
Musliu drejtuar VV-së: Gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetëm falë veprës së tyre, ju sot jetoni të lirë në Kosovë
Lajme

Musliu: Një Albin, një Bislim pa plan dhe një Schwarz pa kredibilitet – Imazh i frikshëm përballë Trump-it

16/06/2025 - 12:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamje nga afër: Qytetari incizon momentin e sulmit me raketa të Iranit në Tel-Aviv

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë