Dy vëllezërit Haki Bela 26 vjeçar dhe Rejahan Bela 18 vjeçar janë në mesin e shtatë personave që janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e rreshterit nga Kaçaniku, Muhamed Lika. Sipas dyshimeve të para, motivet e vrasjes së policit ndërlidhen me hetimet e tij si polic ndaj një grupi me prirje ekstremiste pjesë e së cilit ishin edhe personat e arrestuar.
I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Rejhan Bela i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji nga Gjykata Themelore e Ferizajt si i dyshuari kryesor për vrasjen e policit. Ai ishte 17 vjeçar në ditën kur kreu vrasjen.
Ndërsa, lidhur me rastin janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi, janë të dyshuarit e tjerë që dolën të martën para gjykatës në Ferizaj.
Në mesin e tyre është edhe Haki Bela. Gazeta Insajderi mëson se Haki Bela dhe i Rejhan Bela janë vëllezër.
Haki Bela 26 vjeçari dyshohet të jetë lideri i grupit pjesëmarrës që po gjykohet për ekzekutimin e rreshterit Lika. Ai dyshohet të jetë i përfshirë në aktivitete ekstremiste fetare.
Sipas informacioneve- Haki Bela ishte arrestuar në vitin 2023 nga polici Muhamed Lika për përhapje të urrejtjes fetare.
Ai ishte arrestuar për përhapje të disa fletushkave më përmbajtje kundër festimit të vitit të ri të cilat ishin vendos në hapësira publike në Kaçanik fund të dhjetorit të vitit 2023.
“Kaçanik 26.12.2023-11:00. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e vitit 2023.
Gazeta Insajderi kishte raportuar dje lidhur me grupin “Rinia Islame Kaçanik” pjesë e së cilit janë dy vëllezërit.
Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e plotë në të cilën shpjegohet në detaje si ka funksionuar grupi ekstremist në Kaçanik natën kur ndodhu vrasja me 1 Prill.
Vrasja u krye për 47 sekonda- Detaje nga dosja
Sipas dosjes, me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, përkatësisht në katin e II-të, të hyrjes së ndërtesës, i mituri në bashkëkryerje me madhorët Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta, rreshterin Muhamet Lika, përshkruhet në dosje.
“Viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hamja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri Rejhan Bela i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra, viktima Muhamet Lika në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit”….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur”, thuhet në dosje.
Sipas dosjes, nga momenti kur i dyshuari ka hyrë në objektin e banesës dhe deri në momentin kur ka dal, sipas pamjeve të kamerave janë regjistruar 47 sekonda.
“nga momenti i hyrjes së të miturit Rejhan në objekt deri në daljen janë 47 sekonda, pastaj rreth orës 22:58, nga kamerat e sigurisë, vërehet duke u kthyer me vrap mbrapa nga kishte ardhur pas kryerjes
së vrasjes duke ikur në drejtim të lokalit “”Dukagjini”, përshkruhet në dosje.