Aktori dhe regjisori i njohur Halil Budakova, nuk ka nguruar të shpreh publikisht revoltën dhe zhgënjimin që e ka ndaj institucioneve shtetërore.
I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, së bashku me bashkëshorten e tij, Merita Budakova, ai deklaroi se shteti nuk e ka mbështetur asnjëherë në punën e tij artistike dhe se ndihet i “leçitur” nga institucionet.
“Sa i përket përkrahjes institucionale, unë jam i larguar familjarisht me ta. Asnjëherë në jetë shteti nuk më ka përkrahur, domethënë Qeveria e Kosovës, institucionet përkatëse dhe Ministria e Kulturës, unë jam i leçitur me ta”, tha Budakova për Klan Kosova.
Ndiqni deklarimin e plotë, në videon e bashkangjitur:














