Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998 pak para mesnate në Tiranë. Ai ishte ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.
Në lidhje me rolin e Ahmet Krasniqit në luftën e UÇK-së në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV, ka folur njëri prej themeluesve të UÇK-së, Xhavit Haliti.
Haliti thotë se ka negociuar në Osllo e në Tiranë, duke theksuar se ishin shumë të afërt mes njëri tjetrin.
“Gjatë negociatave Ahmeti ka propozu që fondet e Qeverisë (v.j. në ekzil) me ia dorëzu Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kjo ka qenë edhe me letër të tij të shkruar me dorë të vet. Në takimin që ka ndodhur në Osllo, ku ka qenë prezent edhe Adem Demaçi, ka propozuar edhe emrin e ri, me një formulë që me i bashku forcat rezerviste të ish ushtrisë së Jugosllavisë, ish policinë e Kosovës. Edhe meqenëse futeshin këto, me i quajt Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)”, ka thënë Haliti, duke treguar se ishin shumë afër mundësisë të bashkohen.
I pyetur nga gazetari Gazmend Morina se kush e prishi projektin e bashkimit të këtyre forcave, Haliti është përgjigjur duke thënë: “Për mua dëshira për ta kontrolluar, marrë në menaxhim UÇK-në, e Bujari Bukoshit dhe disa variante të cilat janë të komplikuara për t’ua thënë, ndikuan që Ahmet Krasniqi të vritej”, ka theksuar Haliti.
Tashmë deputeti i PDK-së, Xhaviti Haliti, ka treguar se vendin e Ahmet Krasniqit e ka zënë Halil Bicaj, i cili ka organizuar disa qendra trajnuese në Shqipëri, po që thotë se nuk kanë hyrë kurrë në Kosovë si FARK dhe as nuk kanë luftuar si FARK.
Dëgjojeni përgjigjen e plotë të Xhavit Halitit për Ahmet Krasniqin: